3 kallëzime për krime të rënda, prokurori i Tiranës nuk heton por drekon e darkon me të pandehurin Veliaj

442
Sigal

PD: denoncon faktin që prokurori i Tiranës shpall
publikisht miqësinë me zyrtarin që duhet të hetojë

 

Erjon Veliaj ka të paktën tre kallëzime penale në
organin e akuzës, për ndërtim pa leje, shpërdorim detyre që solli si pasojë
vdekjen e 17 vjecarit Ardit Gjoklaj, dhe falsifikim firme, e provuar tashmë dhe
e pranuar nga vetë ai, e megjithatë, shqiptarët e shohin kryetarin e bashkisë së
Tiranës, herë si dasmor të prokurorit të Tiranës, herë si mik drekash e darkash
në restorante.

Ndërkohë që dosjet presin në prokurori, erjon veliaj
jo vetëm nuk hetohet, por shpallet mik special i kryeprokurorit të Tiranës.

Me 8 dhjetor, u bë një vit që Erjon Veliaj
falsifikoi firmën e policit bashkiak, për ti vënë gjobë protestës së PD.
Ekspertimi ka treguar se firma e punonjësit të bashkisë ishte falsifikuar.
Veliaj vetë ato ditë sfidoi ligjin duke thënë se ai mban përgjegjësi, ai e ka
vënë gjobën. Por prokuroria në vend se ta cojë cështjen përpara, e emëron
krushk të pandehurin.

Amjentalistët kanë bërë kallëzim penal për ndërtimin
pa leje tek Paku i Liqenit, por prokuroria e Tiranës i ka zëvendësuar hetimet
me qëndrime me orë të gjata në restorante më të pandehurin.

Prej gushtit, Veliaj është përgjegjës për vdekjen e
Arditit, dhe mbarë shoqëria kërkon drejtësi. Partia Demokratike ka bërë
kallëzim penal në organin e akuzës, por prokuroria ka prioritet marrëdhëniet e
mira me Veliajn, ftesat për dasëm e dreka-darkat, dhe jo hetimin dhe
drejtësinë.

Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorit të
Përgjithshëm të ndërhyjë dhe të mos lejojë mbylljen e dosjeve me qoka e
shkëmbime favoresh. Partia Demokratike gjithashtu e kujton Erjon Veliajn se në
mos sot nesër do të ketë drejtësi për Arditin e shpërdorimet e falsifikimet e
tij, krime të rënda që sdo të mund ti mbyllë nëpër dasma e restorante.