3-0, studenti vazhdon betejën me Ramën: Dhe më tha motra mos e nxirr celularin!

573
Sigal

Pasi i tha se ishte bërë bajatë dhe nuk e besonin më të rinjtë, studenti i Vlorës është ndeshur sërish me presionin e Ramës, të cilit i ka kujtuar telefonin që mbante në dorë. Po përgjigja ishteb atypëraty, e kishte fituar në një konkurs.

Studenti nga ana tjetër i kërkoi logari Ramës për paratë e ndërtimit të shtëpisë në Surrel, ndërsa kryeministri tha se ai kishte qenë emigrant dhe kishte bërë sakrifica si gjithë të tjerët.

Rama: Ku i ke gjetur lekët që ke blerë atë telefonin që e ke më të madh se Iphone?

Studenti: Nuk e kam blerë, e kam fituar në një konkurs. Jua tregoj edhe se si! Unëe justifikova. Po ti, si e justifikon atë shtëpinë në Surrel?

Rama: Po internetin ku e gjen?

Studenti: S’bëj ofertë, jam i lidhur me wiffi. Dhe më tha motra mos e nxirr celularin. Kemi paguar vazhdimisht shumë më shumë se kaq ne. Gjyshi im e ka paguar me jetë se ka rënë dëshmor. Babai im sot ka marrë kredi për të paguar dokumentat për shtëpinë ku ka jetuar gjyshi.

Përplasja më herët: 

Më herët i riu u shpreh se do të donte të largohej nga ky vend, dhe midis pastrimit të banjove në një shtet të huaj dhe jetesës në Shqipëri do donte të parën.

“Megjithë shpirt doja që të dilja me ata që u larguan sot nga takimi, ju po na vrisni shpresën, njësoj si ata që na vrisnin në Bulevard. 

Më vjen rëndë. Më mirë të pastrosh haletë jashtë vendit se të jetosh këtu. Do doja të ikja dhe të merrja me vete të gjithë familjen, gjithë sa kam.

Ju na dëgjoni por nuk na e vini veshin. Jeni bërë shumë bajatë mo vëlla, nuk po ju durojmë dot më”, u shpreh studenti.

‘’Ti mua më merr të keqen. Ti e të gjithe te tjeret si puna jote. Nëse une do të isha si të tjerët ti do të haje një kokerr plumbi, pasi the të gjitha ato që the. Nese do të isha si të tjerët nuk do e mbaje gjithë ate fjalim”, ia kthehu Rama studentit.