29 vjet nga themelimi i PD-së, Maliqi: Sot të jemi të bashkuar për të ndaluar instalimin e diktaturës

449
Sigal

Deputeti Lefter Maliqi, me anë të një statusi në rrjetet sociale ka kujtuar 29-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.

Maliqi shkruan se, është krenar që ka qenë pjesë e PD dhe se në atë kohë, Shqipëria arriti të bëhet pjesë e NATO-s e po ashtu të fitojë liberalizimin e vizave. Ai shton se PD sot duhet të ngrihet dhe të ndalojë instalimin e diktaturës në vend.

Postimi i Lefter Maliqit:

I uroj përzemërsisht gjithë demokratëve gëzuar 29 vjetorin e krijimit dhe themelimit të Partisë Demokratike. Ju uroj suksese në sfidat e ardhshme duke çuar deri në fund ëndrrën dhe aspiratat e studentëve të dhjetorit 1990 për liri-demokraci dhe ëndrrën Europiane.Sot duhet të jeni më të bashkuar se kurrë për të ndaluar istalimin e diktaturës, ç’popullimin, krimin e organizuar dhe korrupsionin galopant. Krenar që kam qënë deputet i Partisë Demokratike në vitin 2009-2013 kur Shqipëria u fut në Nato dhe u bë e mundur lëvizja e lirë në BE. Gëzuar dhe urime. ✌️

I uroj perzemersisht gjithe demokrateve gezuar 29 vjetorin e krijimit dhe themelimit te Partise Demokratike. Ju uroj…

Gepostet von Lefter Maliqi am Mittwoch, 11. Dezember 2019