28 nëntori/ Basha: Beteja për Shqipërinë europiane, nderimi më i madh për heronjtë (Video)

575
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar sot Ditën e Pavarësisë, duke iu dhënë një mesazh të gjithë shqiptarëve.
Basha shkruan se beteja për Shqipërinë demokratike dhe europiane është nderimi më i madh për sakrificat e heronjve të lirisë.
“Ju uroj të gjithë shqiptarëve kudo ku janë GËZUAR 28 NËNTORIN! Sot përkulemi me respekt dhe mirënjohje të thellë kombëtare para heronjve të lirisë dhe pavarësisë, të bindur se beteja për Shqipërinë demokratike dhe europiane është nderimi më i madh për sakrificat e tyre, thirrja më e lartë për çdo shqiptar. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, uron kreu i PD-së.
Sigal