27-vjetori i rënies së komunizmit, Patozi u kthehet kujtimeve: Dy gënjeshtrat e mëdha që na largojnë nga BE

656
Në një kohë kur sot përkon me 27-vjetorin e rënies së komunizmit, ish-deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi është bërë nostalgjik, ndërsa ka risjellë në vëmendje vitin 1991.
Përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Patozi me ironi thekson se në atë kohë nuk mund ta dinte se sot do të ishin në mëshirë të ‘Rilindjes’ dhe ‘Republikës së Re’.

MESAZHI I PATOZIT
ATËHERË KUR NUK MUND TA DINIM…
Një kujtim i bukur në vitin e largët 1991. Me një grup studentësh dhe pedagogësh nga Kavaja, pjesëmarrës të grevës së urisë, që kulmoi më 20 shkurt me rrëzimin dhe heqjen zvarrë të bustit të diktatorit.
Atëherë, kur askush nuk mund ta dinte dhe as nuk mund ta merrte dot me mend se pas 27 vjetësh do të ishim në mëshirën e “Rilindjes” dhe të “Republikës së Re”, dy gënjeshtrave të mëdha, që të marra së bashku, e largojnë sot pothuajse po aq sa në atë kohë Shqipërinë nga Europa.


Sigal