27 vite nga themelimi i PD-së, Basha: Mirënjohje themelueseve e qëndrestarëve

48
Në 27 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, kryeopozitari Lulzim Basha i ka kushtuar një mesazh kësaj dite të veçantë për demokratët.
Në një postim në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Basha pohoi se PD ndryshoi jetët e miliona shqiptarëve, pasi i priu shembjes së diktaturës komuniste. Mes të tjerash Basha ftoi të gjithë demokratët, mbështetësit, simpatizantët që të mblidhen bashkë në orën 18:00 në Pallatin e Kongreseve.
MESAZHI I BASHËS
Sot 27 vite më parë lindi Partia Demokratike, forca që ndryshoi Shqipërinë dhe jetët e miliona shqiptarëve një herë e përgjithmonë, forca që i priu shembjes së diktaturës komuniste, dhe rrugëtimit tonë drejt Europës dhe zhvillimit. Me respekt dhe mirënjohje të thellë për themeluesit, për qëndrestarët dhe për të gjithë mbështetësit, militantët dhe anëtarët e Partisë Demokratike ju ftoj sot të mblidhemi bashkë në orën 18:00 në Pallatin e Kongreseve në shenjë nderimi por edhe përgjegjësie për atë që kemi përpara: Përmbushjen e idealeve tona për liri, demokraci dhe mirëqenie për të gjithë shqiptarët.