25 vjetori i krijimit të Republikës Sllovake, Presidenti Ilir Meta jep mesazhin për vendet e Ballkanit: Merrni shembull

706
Kreu i shtetit, Ilir Meta ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar sot në kuadër të 25 vjetorit të krimit të Republikës së Sllovakisë.
Ai ka zgjedhur që foton me ambasadorin sllovak ta bëjë përpara buqetës me lule të dërguar nga ambasada Çeke duke treguar kështu sipas tij ndarjen paqësore. Model nga i cili mund të mësojnë edhe vendet e Ballkanit.
“Të dashur miq, me ambasadorin Milan Cigànik, në përvjetorin e 25-të të krijimit të Republikës Sllovake, pranë buqetës me lule të Ambasadës së Republikës Çeke që kujton për të gjithë ndarjen paqësore mes tyre, shembullin civil të dy vendeve mike që shikojnë nga e ardhmja e jo nga e shkuara. Një model nga mund të mësojnë të gjithë, veçanërisht popujt e Ballkanit.”, shkruan Meta.


Sigal