25-Vjetori i Gjykatës Kushtetuese, Presidenti Meta: Ka zbatuar misionin e saj, e palëkundur nga influenca politike

441
Kreu i Shtetit, Ilir Meta gjatë ceremonisë së 25 vjetorit të Gjykatës Kushtetute u shpreh se kjo Gjykatë ka kryer me sukses misionin e saj, duke mbetur dhe e palëkundur nga influenca politike. Sipas tij, edhe kjo Gjykatë do të përballet me ndryshime, si rrjedhoi e reformës në drejtësi.
“Gjykata Kushtetuese qëndron në krye të sistemit, është bazë për shtetin e së drejtës. Ajo ja ka dalë të përmbush misionin e saj, duke shmangur tensione apo konflikte sociale, duke sheshuar fërkime mes grupeve të ndryshme të interesit. Gjykata Kushtetuese është përballur shpesh me sfida të vështira, por e palëkundur nga influenca politike. Edhe kjo Gjykatë përballet me ndryshimet në drejtësi, rrjedhoi e Reformës në Drejtësi”, tha Meta
Sigal