25 vjet, PD: Nisma për të sjellë në kujtesë ndryshimin historik të Shqipërisë

435
Partia Demokratike dhe drejtuesit më të lartë të saj si dhe të Grupimit “Dhjetor 90”, në një takim të përbashkët, vendosën krijimin e Komisionit Organizator Kombëtar të Veprimtarive Përkujtimore që do të organizohen në përkujtim të 25 Vjetorit të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit ‘90 dhe themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Kjo nisëm synon të risjellë në kujtesën e shoqërisë shqiptare momentet dhe mesazhet kryesore të ndryshimit historik të Shqipërisë, rrëzimit të komunizmit, nisjes së rrugës së lirisë dhe demokracisë për vendin tonë.
25 vjetori i Lëvizjes Studentore, që u finalizua me legalizimin e pluralizmit politik dhe me lindjen e Partisë Demokratike, do të jetë një moment i bashkimit të të gjithë protagonistëve të atyre ditëve historike, ku çdo qytetar protagonist qendror dhe periferik do ta ndjejë veten pjesë të atij ndryshimi të madh që ndau Shqipërinë nga diktatura më e egër e lindjes komuniste dhe e orientoi vendin drejt vlerave të lirisë, drejt Europës.
Pjesë e këtij komisioni të përbashkët do të jenë organizatorë dhe drejtues të Levizjes Studentore, ish studentë, pedagogë, intelektualë dhe qytetarë të Tiranës, themelues të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Komisioni Organizator, në mbledhjen e tij të pare, do të hartojë dhe bëj publik kalendarin e aktiviteteve që do të zhvillohen në qytetet kryesore të Shqipërisë, për të kulmuar me 8 dhjetor (Ditën Kombëtare të Rinisë) dhe 11 Dhjetor (ditën e themelimit te Partisë Demokratike) në Tiranë.
Sigal