25 vite nga rënia e komunizmit, Berisha: Shqipëria, laboratori i eksperimentit komunist

439
Ish-kryeministri Berisha tha se Shqipëria ishte laboratori i eksperimentit komunist. Në konferencën “Shqipëria dhe Europa 25 vjet pas rënies së Komunizmit”. Berisha tha se gjatë kësaj periudhë shqiptarët kanë vuajtur për të qenë të lirë.
Berisha nuk la pa përmendur edhe situatën aktuale në vend, duke u përqëndruar tek shqetësimi nga krimi dhe korrupsioni. Ai tha se do të mbetet i angazhuar që sëbashku me opozitën ta nxjerrën Shqipërinë nga situata e rëndë.
Berisha: 25 vjet më parë Shqipëria ishte një vend jashtë hapësirës europiane, perëndimore, një vend që në statistika krahasohej me Ugandën dhe Angolën. Por, statistikat masnin të ardhurat për frymë, prodhimin e berendshëm, nuk masnin dot pasojat katastrofale në mendjen e shqiptarëve të izolimit të thellë 45-vjeçarë. Sado që të rikthehesh dhe të mendosh atë përiudhë do të gjesh se në rast se komunizmi ishte eksperimenti më tragjik që njerëzimi ka bërë, Shqipëria mjerisht ishte laboratori i këtij eksperimeti. E them këtë sepse në asnjë vend tjetër si në Shqipëri nuk ekzistoi një monizëm si ai. Monizëm, mendimi, pronësor dhe sëfundimi ndalimi i krishtit dhe Muhametit. Në këtë laborator shqiptarët ishin jo vetëm populli më i varfër në të cilën krahas buregjeve, një megaburg rëndonte qënien e tyre. Për dekada mbi 40% e popullisë vuajti nga uria dhe pasojat fatale të saj.
Përveç këtyre në vitin 1990 shqiptarët jashtë Shqipwrisw përjetonin një pushtim të egër. Kur mendon këtë situata dhe sot ku janë shqiptatët në rrugët e Europës, pavarwsisht se nuk kanë realizuar idealet e tyre. Por ata bënë një mrekulli, por edhe këto 25 vite kanë bërë një mrekulli në rrugën e lirisë. Sot ata janë të lirë në Shqipëri, Kosovë dhe kudo që jetojnë. Në këtë kontekst, këto 25 vitet kanë qenë më të bekaurat pavarësisht vështirësisve. Kanë qenë vitet e lirisë. Mësëfundi në mendjen time më vjen fjala kënduam “këngën e lirisë”. Shqipëria në këto vite nga një vend më i izoluari në Europë ka vendosur lidhjet dhe bashkëpunimin me vendet më të mëdha, me fqinjët e saj, me SHBA, është një vend që zhvillon marrëdhënie intensive. Shqipëria 25 vite më parë për gjysmë shekulli dhe shqiptatrët patën një armik të egër dhe kjo ishte ideologjia totalitare. ishte Hoxha që u cilësia si Hitleri shqiptar i pasluftës për ato çka ai kishte bërë ndaj shqiptarëve.
Shqipëria në këto 25 vite ia doli të vendosë ekonominë e tregut, të ngrejë institucionet e shtetit ligjor, ia doli të anëtarësohet në NATO dhe të marrë statusin e kandidatit. Unë jam dëshmitar i zhvillimeve të mëdha. Është rasti i veçantë të shpreh mirënjohjen miqeve tanë për solidaritetin që kanë dëshmuar ndaj shqiptarëve. Sot ne jemi një vend sërish me të ardhura më të ulëta, por ato janë rritur më shumë se në çdo vend tjetër. Transformimet e GDP dhe të ardhurave janë ndjekur nga transformime të tjera në të gjitha fushat.
Sot përballemi me dy armiq të qenies sonë, korrupsioni dhe krimi i organizuar, të cilët marrin përmasa të frikshme të cilët rrënojnë çdo orë, cdo ditë qenin e shqiptarëve të cilët do mund të luftohen vetëm me të njëjtën kuroja si 25 vjet më parë.
Unë besoj se shqiptarët do tja dalin, kam besim se shqiptarët do të arrijnë të rikthehen drejt shtetit ligjor, të luftojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe të zënë vendion e tyre midis kombeve të tjera në BE.
Qytetarët shqiptarë sot largohen nga vendi, ndërkohë qe potencialet, rezervat, mundësite e vendit janë të jashtëzakonshme. Ndaj dhe më mbetet të falenderoj presidentit për këtë konferencë, por gjithashtu mbetem i angazhuar në përpjekjet e mia, që se bashku me opozitën të bëjmë gjithcka për të nxjerrë Shqipërinë nga ky spiral që në fakt po e con drejt honeve të histories.
Sigal