23 vjetori i Bashkisë Kamëz/ Kryebashkiaku Xhelal Mziu: Prioriteti ynë janë qytetarët dhe transformimi sipas modeleve bashkëkohore evropiane

766
Sigal

Nën kujdesin e Kryebashkiakut Xhelal Mziu startuan dje festimet e 23-vjetorit të Bashkisë Kamëz.
Skena gjigante e Pallatit të Kulturës ka ngritur siparin e aktiviteteve dhe është kthyer në një arenë të vërtet festive për të gjithë qytetarët, nga fëmijët e kopshteve, nxënësit e shkollave ku do të përformojnë me shfaqjet e tyre. Në dy ditë festë do të ketë çelje Ekspozite, festival Multi-kulturor të grupeve profesioniste etj. Festa startoi dje me parakalimin e grupeve pjesëmarrëse në festivalin Multikulturor “Kamza 2019”, në të cilin do të marrin pjesë, veç Qendrës Kulturore Kamzë dhe Shoqata Kulturore “Afërdita” nga Belshi, Ansambli “Folk-Alb”, ansambli i këngëve dhe valleve Obiliq, Kosovë, ansambli “Alex Complex” etj. Festa do të shënojë kulmin sot, ditën e themelimit të Kamzës Bashki, në çeljen zyrtare të aktivitetit , në ora 10:00, ku pas këndimit të Himnit Kombëtar para Pallatit të Kulturës, parakalimit të Bandës së qytetit do të ketë dhe koncerte të shkollave dhe aktivitete sportive. Kryetari i Bashkisë Xhelal Mziu do të ketë një takim me nxënësit më të mirë në sallën e Këshillit Bashkiak Kamëz. Në kuadër te festimeve të tjera grupe do të performojnë në Pallatin e Kulturës Kamëz për qytetarët si shoqata kulturore artistike “Benda” Tiranë, SHKA “Burimet e Sharrit” Tetovë, Qendra Kulturore Mallakastër, SHKA “Shote Galica” Drenas, Qendra Kulturore Tiranë.