23 Qershori: Ja deputetët që hiqen nga listat

964
Sigal

 Zbardhen listat për kandidatët deputetë të partive

 Edhe pse shtabet drejtuese të partive politike, publikisht deklarojnë që ende nuk ka filluar hartimi i listave për kandidatët e deputetëve për zgjedhjet e 23 Qershorit  2013-të, e vërteta është se këto lista kanë filluar të ndërtohen, duke fshirë e shkruar emra të ndryshëm, ku kriteret janë zellshmëria dhe besnikëria  e kandidatëve të mundshëm ndaj udhëheqësit. Të gjitha palët, mundohen që të mos ndodhin aksidentet e zgjedhjeve të 2009-s, ku largimet e deputetëve, pasi fituan mandatin me partinë përkatëse, u bënë shqetësuese. Hartimi i listave të kandidatëve për deputetë është privilegji i parë dhe më i madh i liderit të partisë, dhe i tre-katër njerëzve më të besuar të tij. Gazeta “Telegraf”, duke u mbështetur në informime të mirëbesueshme, nga kampet partiake, ka mundur të zbardhë projektlistat e deritanishme për kandidatë deputetët, në renditjen e mundshme që mund të jenë deputetë, duke përllogaritur edhe heqjen e e një  mandati në Qarkun e Korçës e Beratit dhe shtimin e deputetëve në Qarkun e Durrësit dhe Tiranës, dhe në Qarkun e Kukësit të mbetur me 4 mandate, sikurse në 2009-.

 Zgjedhjet e 2009-s, deputetët e zgjedhur dhe shuarjet dhe shtimet e tanishme

Qarku i Gjirokastrës

Partia Demokratike

1. Genc Pëllumb Ruli

2. Spiro Foto Ksera

Partia Socialiste

1. Arta Agim Dade

2. Vangjel Llambi Tavo

3. Ethem Novruz Ruka

Në këtë listë, ndryshimi do të jetë në listën e PS-së, ku fshihet emri i Tavos, për t’u zëvendësuar me Arben Ahmetaj. Ka shumë gjasa që të mos jetë Et’hem Ruka.

 Qarku i Beratit

Partia Demokratike

1. Genc Stefanaq Pollo

2. Mehmet Veip Xheka

3. Lefter Novruz Maliqi

Partia Socialiste

1. Erion Mirdash Braçe

2. Fidel Bahir Ylli

3. Ermonela Koco Felaj

4. Marko Naum Bello

Braçe shkon në Korçë, i zëvendësuar i pari në listë Erjon Veliaj.

Lëvizja Socialiste për Integrim

  1. Nasip Qani Naço

 Diskutohet që në listat e PD-së, të shtohet  i dyti në renditje Ferdinand Pone, dhe janë në diskutim Xheka dhe Maliqi, përsa i përket renditjes zgjedhore në listë.

 Qarku i Dibrës

Partia Demokratike

1. Jemin Ramadan Gjana

2. Sherefedin Hamit Shehu

3. Bedri Selman Hoxha

4. Selami Eqerem Xhepa

Partia Socialiste

1. Sadri Ismail Abazi

2. Qemal Tahir Minxhozi

Në listën zgjedhore, është në fshirje emri i Sherefedin Shehut dhe akoma në pikëpyetje është emri i Selami Xhepës. Akoma nuk janë zbardhur zëvendësuesit e rinj.

  Qarku i Korçës

Partia Demokratike

Ridvan Bode

Ledina Aliolli

Ismail Hoxha

Gjergj Papa

Fatbardh Kadilli

Edmons Spaho

Ismail Hoxha, diskutohet të hiqet, për t’u zëvendësuar me kryetar të partive aleate

Partia Socialiste

Alfred Dalipi

Arben Ahmetaj

Ben Blushi

Mimi Kodheli

Olta Xhaçka

Pandeli Majko

Hiqet Dalipi. Ahmetaj vete në Gjirokastër, vjen Braçe dhe diskutohet Dokle

 Qarku i Durrësit

Partia Demokratike

1. Ndriçim Babasi

2. Albana Sadik Vokshi

3. Gazmend Nuri Oketa

4. Ylli Islam Lama

5. Osman Nazmi Metalla

6. Eduart Ismail Halimi

7. Igli Latif Cara

Partia Socialiste

1. Blendi Pëllumb Klosi

2. Edison Konomi

3. Hazir Sadri Gashi

4. Gazmir Halo Bizhga

5. Klodiana Fatmir Spahiu

Lëvizja Socialiste për Integrim

  1. Lefter Haki Koka

Në listën e PD-së, i pari do të jetë Sokol Olldashi, fshihet Oketa, i cili do të kandidojë me FRD-në. Ylli Lama është në fshirje, po kështu edhe Babasi. Përsa i përket listës së PS-së, Konomi, Gashi, janë në fshirje nga lista, diskutohet Namik Dokle.

 Qarku i Elbasanit

  Partia Demokratike

1. Adriana Gjonaj

2. Ardian Zenelabedin Turku

3. Ariel Bylykbashi

4. Rrahim Xhevit Çota

5. Dashnor Riza Sula

6. Luçiano Dhimitër Boçi

7. Sybi Reshit Hida

Nga listat e PD-së, Gjonaj, është e hequr, si edhe Bylykbashi, të cilët do të renditen në radhët më të ulëta, po kështu edhe Sybi Hida. Në këtë qark, diskutohen emrat e kryetarëve të partive aleate, të cilët do t’i bashkëngjiten listës së PD-së.

 Partia Socialiste

1. Valentina Abedin Leskaj

2. Ilir Tomorr Bejtja

3. Shegush Osman Ligori

4. Taulant Kasem Balla

5. Damian Lek Gjiknuri

6. Agim Sali Leka

7. Skënder Adem Hasa

Në listat e PS-së ikën Leskaj,  për në Qarkun e Vlorës, dhe vjen i pari Ben Blushi, i dyti Gjiknuri, ndërsa diskutohet për fshirje Hasa. Në listat e LSI-së, është Edmond Haxhinasto dhe Ylli Dylgjeri.

Qarku i Fierit

 Partia Demokratike

1. Sokol Vangjel Olldashi

2. Ilir Andrea Bano

3. Mesila Fatmir Doda

4. Enkelejd Lutfi Alibeaj

5. Vasillaq Kiv Ngresi

6. Fatos Asllan Beja

Ikën Olldashi, Bano ka gjasa të fshihet, po kështu edhe Ngresi. PD-ja do t’i krijojë hapësira Shpëtim Idrizit të PDIU-së.

Partia Socialiste

1. Gramoz Kaso Ruçi

2. Anduel Xhindi

3. Albert Nikollaq Çaçi

4. Arion Muçaj

5. Armando Nikolla Subashi

6. Bashkim Muhamet Fino

7. Ervin Agim Koçi

8. Arben Kristaq Çuko

9. Piro Dano Lutaj

Albert Çaçi dhe Ervin Koçi ka mundësi të renditen në radhë më poshtë, mendohet të shtohen emra të përzgjedhur nga Edi Rama,

Lëvizja Socialiste për Integrim

  1. Dritan Vlash Prifti

Luan Rama do të zëvendësojë Priftin ngaLSI-ja.

 Qarku i Vlorës

 1. Astrit Hiqmet Patozi

2. Kosta Barka

3. Leonard Petrit Demi

4. Kreshnik Tomorr Çipi

Çipi diskutohet të zbresë radhë më poshtë, Kollozi rikthehet në listë.

Partia për Drejtësi dhe Integrim

1. Dashamir Mehmet Tahiri

Partia Socialiste

Nr. Emri Atësia Mbiemri

1. Arben Astrit Isaraj

2. Luiza Mihal Xhuvani

3. Arben Qamil Malaj

4. Shpëtim Hysni Idrizi

5. Eltar Tofik Deda

6. Fatmir Avni Toci

Arben Malaj, kandidon në Kukës, Xhuvani vjen në Tiranë, Deda, ka mundësi të renditet në radhët e poshtme të listës. Vjen zonja Leskaj, e cila do të kryesojë listën.

Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut

  1. Vangjel Jorgo Dule

PërLSI-në Shkëlqim Selami ose Petrit Vasili.

 Qarku i Kukësit

 Partia Demokratike

1. Flamur Dalif Noka

2. Besnik Xhaferr Dushaj

3. Fatos Bajram Hoxha

Dushaj, është për një renditje më të poshtme në listë, për t’u zëvendësuar me kryetarët e partive aleatë.

Partia Socialiste

  1. Asllan Shaban Dogjani

Shtohet i dyti Arben Malaj.

Qarku i Lezhës

 Partia Demokratike

1. Edi Tonin Paloka

2. Mark Pjeter Marku

3. Pavlina Gjergj Hoti

4. Rrajmond Erzan Hoxha

Mark Marku hiqet fare nga listat, edhe Hoxha, për t’u zëvendësuar me Ndokën.

Partia Socialiste

1. Gjok Llesh Jaku

2. Gjovalin Pjeter Kadeli

3. Armando Ndue Prenga

Ndrec Deda hiqet për t’u zëvendësuar me Preç Zogaj.

 Qarku i Shkodrës

  Kandidatët Fitues

Partia Demokratike

1. Jozefina Filip Topalli

2. Astrit Myfit Bushati

3. Arenca Vehbi Trashani

4. Gezim Xhemal Dibra

5. Gjok Tom Uldedaj

6. Paulin Nikoll Sterkaj

7. Ndue Llesh Paluca

Sterkaj liron një vend, Paluca, renditet më poshtë, për të renditur një emër nga kryetarët e partive aleate.

Partia Socialiste

1.Paulina Hoxha

2. Tom Gjek Doshi

3. Ndue Marash Kola

4. Astrit Skënder Beci

Rikthehet Beqja, që do kryesojë listën.

 Qarku i Tiranës

 Partia Demokratike

1. Sali Ram Berisha

2. Aldo Tonin Bumçi

3. Rajmonda Skënder Bulku

4. Vath Tabaku

5. Majlinda Enver Bregu

6. Gerti Jusuf Bogdani

7. Gent Hysen Strazimiri

8. Florian Prokop Mima

9. Ilir Çajup Rusmali

10. Myqerem Ramazan Tafaj

11. Luan Shyqyri Skuqi

12. Tritan Masar Shehu

13. Viktor Anest Gumi

14. Arben Fahri Imami

15. Lajla Ylber Pernaska

Vath Tabaku, renditet më poshtë, Përnaska diskutohet të hiqet.

Partia Republikane

1. Fatmir Ali Mediu

Partia Socialiste

Nr. Emri Atësia Mbiemri

1. Vasilika Llambi Hysi

2. Besnik Mitat Baraj

3. Kastriot Selman Islami

4. Sajmir Bashkim Tahiri

5. Fatmir Sezai Xhafaj

6. Auron Tare

7. Ditmir Sulejman Bushati

8. Eglantina Muharrem Gjermeni

9. Namik Hamza Dokle

10. Enkelejda Hamit Shkreli

11. Eduard Pajtim Shalsi

12. Xhemal Myslym Qefalia

13. Dashamir Myslym Peza

14. Ilir Xhelil Gjoni

15. Artan Ilia Gaçi

Rama, kryeson listën për deputetë. Islamai hiqet, Xhafaj shkon në Vlorë, Dokle në Korçë, ose Durrës, Gaçi për më poshtë në listë. Xhuvani kthehet në Tiranë

Lëvizja Socialiste për Integrim

 

Ilir Rexhep Meta

Edmond Panariti, shtohet i dyti ngaLSI-ja, ndërsa Tahir Muhedini në listën e PDIU-së, i ndihmuar nga PD-ja.