“21 qershori”, Tahiri: Fituesi më i madh është qytetaria

458
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka falënderuar forcat e Policisë së Shtetit të garantuan mbarëvajtjen e procesit të votimit. “Faleminderit më shumë se 7.000 punonjësve të Policisë së Shtetit në çdo cep të Shqipërisë, që kontribuuan bashkë me qytetarët për të arritur standardet më të larta zgjedhore”, shkruan Tahiri në Facebook.
Ministri i Brendshëm ka nënvizuar se, “fituesi më i madh është qytetaria” dhe kjo falë “qytetarëve në çdo Bashki dhe falë vullnetit institucional për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme më shumë sesa rezultatin e garës”. “Kur fiton procesi, fitues nuk është vetëm fituesi, por fitojnë të gjithë. Ky është suksesi i vërtetë sot”, deklaron Tahiri. 
Sigal