2 pr/ligje për hapjen e dosjeve sot në Kuvend, Veliaj seanca e fundit

406
TIRANE – Dy projektligje për hapjen e dosjeve do të diskutohen këtë të enjte në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë. Bëhet fjalë për draftin e qeverisë për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit dhe projektligjit të propozuar nga deputetja e Parisë Demokratike Mesila Doda dhe kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi. 
Ndryshimi mes dy drafteve është se ai për lustracionin jo vetëm do të hapte dosjet e drejtuesve dhe bashkëpunëtorëve të ish-sigurimit të shtetit, por rrjedhimisht kërkon edhe largimin e tyre nga postet publike, ndërsa drafti i qeverisë është i bazuar në modelin gjerman të transparencës së dosjeve të STASI-t dhe i vlerësuar nga parterët ndërkombëtar si varianti i duhur.
Projektligji i shoqërisë civile e deputetëve Doda e Idrizi është rrëzuar nga mazhoranca gjatë shqyrtimit në komisionet parlamentare, ndërsa drafti i qeverisë të cilin e prezantoi vetë ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj, është miratuar edhe pse me disa ndryshime.
Veliaj do të marrë pjesë për herë të fundit si ministër në seancën e sotme plenare, ku do të diskutohet projektligji i shumë debatuar i dosjeve. Ministri do të mbrojë nga foltorja e Kuvendin nismën ligjore të cilën e ka vlerësuar edhe më herët si mjaft të rëndësishme për kompensimin moral të ish-të përndjekurve politikë në regjimin komunist.
Pas seancës, burimet thanë se pasdite ministri Veliaj do të zhvillojë takimin e lamtumirës me stafin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për t’iu përkushtuar më tej fushatës elektorale për garën e madhe të 21 Qershorit si i zgjedhuri i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës. 
Po ashtu në rendin e ditës të Kuvendit të Shqipërisë është parashikuar edhe votimi i projektligjit për sektorin e energjisë elektrike me ndryshimin e propozuar nga mazhoranca, i cili përjashton nga barra hipotekore e banesës familjarët debitorë.
Diskutimet për projektligjin për “Hapjen e dosieve”
Ora 13:20 Doda: Ky proces do të nisë me hapjen e dosjeve të politikanëve, drejtorëve, gjyqtarëve e kështu me radhë
Inisiatorja e projektligjit për hapien e dosjeve Mesila Doda në diskutimin e saj vlerësoi dhe falënderoi punën e bërë nga shoqëria civile, studentët e dhjetorit, të persekutuari dhe të gjithë atyre që e mbështetën dhe punuan për këtë projektligj.Më tej ajo theksoi se hapja e dosieve do të nisë me hapjen e dosjeve të politikanëve, drejtorëve, gjyqtarëve e kështu me radhë.
“Dua të bëj disa falënderime për shoqërinë civile dhe Studentët e Dhjetorit. Punë është produkt e dhjetra mëndieve të ndritura dhe kurioze të së djathës moderne.
Forma e ardhjes së ligjeve. I pari erdhi nga studentët e dhjetorit. Një peticion i nëshkruar nga dhjetra qytetarë shqipëtarë dhe të huaj në të cilin kërkohej nga të gjithë bashkë hapja e dosjeve por edhe dënimi i të inkriminuarve. Ishte momenti kur duhej të arrihej një marrëveshje përtej politikës ndaj dhe ky draft erdhi nga jasht. Ky ligj ka në thelb hapjen e dosjeve për të gjithë , të atyre që janë ose jo në politikë. Së pari dosjet do të hapen për ata që janë në postet drejtuese. Ky draft u puua për rreth 3 vite dhe kjo që ju po sillni sot është fars dhe shantazh. pasi Rama hedh në “kosh” gjithçka që nuk sjell fitime. Ju keni përpara një inisiativë të rrëzuar në komisionin e ligjeve. Ky ligj ka sjellë shumë debat. Pse vendosa të sjell këtë projektligj, këtë nisëm? Sot unë them që ja vlen të provojmë për të nxjerrë të vërtetën. Ata që nuk duan një proces të vërtetë i vendosin asaj një pllakë hekuri. Ajo që kemi nevojë është një reflektim i vërtetë dhe një ndarje nga e kaluara”, theksoi Doda.
Duke folur për një studim të pak javëve më parë ku 81% e personave ishin për hapjen e dosjeve, Doda theksoi se hapja e dosjeve nuk është kuriozitet adoleshentësh por çlirim i ndërgjegjes politike nga shumë padrejtësi.
“Hapja e dosjeve nuk është kuriozitet adoleshentësh por çlirim i ndërgjegjes politike nga shumë padrejtësi.
Kjo nuk është retorikë por guri i sizifit për politikën shqiptare.
3 herë kanë shkuar në gjykatën kushtetuese iniciativat e së Djathtës dhe të treja herët i keni dërguar ju. Pra ju nuk jeni bashëpuntor i asnjë nisme.
Ti zoti Kryeministër ke një ushti xhelatësh që ti i ke graduar. Ky vend ka sjellë të rinj që kanë ndryshuar sistemin. Sot ka dhjetra të rinj që duan të nxjerrin këtë vend nga klasa e krimit ku ju e keni përfshirë. Ky është vetëm fillimi i një procesi të gjatë që unë nuk do të ndalem. Do kesh përpara 10-ra kërkesa që do i refuzosh por të paktën shqiptarët do ta kuptojnë ndryshimin”, tha Doda. 
Diskutimet për projektligjin për “Kodin e Procedurave Administrative”
Ora 13:00 Paloka: Kryeministri shkon turist në vendin ku shkojnë shqiptarët për azil
Të nderuar qytetarë, miratimi i kodit të ri nuk është zgjidhje kur qeveria çdo ditë e më shumë po tregon jo vetëm se ka hequr dorë nga përgjegjësia e saj. Është shëndrruar në organizatën kryesore të dhunimit të të drejtave të shqiptarëve. Po miratojmë kodin e ri të procedurave administrative dhe hallet do marrin fund? Qeverisja do bëhet më e mirë e kryeministri do lërë turizmin e do iu kthehet punëve? Kryeministri shkon turist në vendin ku shkojnë shqiptarët për azil e hap ekspozita. Pak më tutje ishin qytetarët e tij çadra. Qeverinë e ka për vete kryeministri, kërkon të realizojë ato që mendonte kur sihte fëmijë. Nuk bënte ekspozita kur ishte piktor se ishte i dështuar, i bën tani që është kryeministër.
Kjo qeveri duhet të shqetësohet për problemet tona, prandaj shqiptarët e dinë shumë mirë se me miratimin e këtij kodi nuk do zgjidhen problemet, jeta nuk do bëhet më e mirë. Kryeministri nuk do heq dorë nga dhunimi i qytetarëve të tij. Veprimet arbitrare nuk kanë të bëjnë për mungesën e një ligji, por mungesën e vullnetit për t’iu shërbyer qytetarëve. Administratën nuk e ka vënë në shërbim të qytetetarëve por të dhunojnë qytetarët. Pasi e ka politizuar administratën tani po e përdorin për të goditur qytetarët. Nga njëra anë është INUK-u, vijnë e të prishin shtëpinë e as nuk të njoftojnë. Po kjo nuk ndodh me Koçon, sarajet e Koços ngrihen përditë. E patë çfarë justifikimi dha, është e vëllait tha. Edhe Andrea Stefanin e bëri mosbesues. Edi Rama e sheh dhe i jep edhe zemër. Ligji është për qytetarët e varfër që nuk lyejnë dot as ËC e tyre se iu shkon INUK-u. 
Ora 12:30 Topalli: Po përsëritet ajo që ka ndodhur në kohën e Ramiz Alisë
Unë dua të jem e vërtetë, është hipokrizi të flasësh për administratën, pasi e kemi hedhur në kanal. Sitata në vend është dramatike, sipas shifrave të Gjermanisë vendi jonë po shpërbëhet. Në 2006 -140 persona kanë kërkuar azil… në 2014-8113 shqiptarë kërkojnë azil. Vetëm në katër muaj të 2015 janë 6486 shqiptarë që kërkojnë azil në Gjermani.
Çfarë po ndodh, përse ky eksod? Pse duhet të përsëritet ajo që ka ndodhur në kohën e Ramiz Alisë. Ku është kryeministri, pse nuk vjen sot këtu. A keni shkuar në fshatrat e Shishtavecit, asnjë fëmijë nuk ka në klasë. Është vrarë shpresa për njerëzit. Thirrni kryeministrin e t’iu flasi shqiptarëve për këtë dramë, për braktisjen e vendit për shkak të varfërisë. 40 % e shqiptarëve kanë lënë vendin. 
Ora 12:07 Subashi: Punuam me ritme të shpejta dhe me cilësi për këtë projektligj
Teksa bëri një përmbledhje të të gjithë procesit dhe punës që është bërë që nga momenti i hartimit të kodit deri më sot, relatori i projektligjit të Kodit të Procedurave Administrative, Armando Subashi, theksoi se është e vërtetë që projekti daton me qeverinë e kaluar por mbeti vetëm aq dhe vetëm pas fitores së PS-së më 23 qershorië u punua me ritme të shpejta dhe cilësi të lartë për këtë projektligj.
subashi
“Kolegët e mi deputetë i sollën të gjitha të mirat që sjell miratimi i projektligjit. Të gjithë kanë pasur një shqetësim: Se si ky kod të jetë sa më shumë në funksion të qytetarëve shqiptarë? Se si kërkesat që qytetarët kanë ndaj institucioneve të mund të jenë sa më të adresueshme? Është e vërtetë që projekti daton me qeverinë e kaluar por mbeti vetëm aq. Dhe vetëm fill pas fitores sonë më 23 qershorë ishte këmbëndulja dhe puna jonë që ta miratonim këtë projekt. Drafti i qeverisë së kaluar u punua edhe një herë nga ne sepse kishte mjaft probleme. Dhe nga korriku i 2014 ai është shqyrtuar në komisionin e ligjeve. Për ne parësore nuk ka qenë koha me gjithë këmbngulien e partnerëve tanë, por përveç kësaj ne kishin në fokus dhe realizimin e një procesi sa më cilësorë. Ne zhvilluam edhe 5 konferenca për shqyrtimin e këtij kodi ku të pranishëm kanë qenë edhe ekspretët. Unë jam i kënaqur me punën që është bërë dhe dua të falënderoj të gjithë mbështetësit.
Projektligji ndikon në zhvillimin ekonominë, mbron qytetarët, gadishmërinë e administratës për të qënë pjesë e BE-së, të gjitha këto ishin konkluzionet e partnerëve.
Padyshim ne do ta miratojmë sot këtë kod edhe me konsensusin dhe bashkëpunimin e opozitën sepse do ti shërbejë përveç administratës edhe çdo qytetari”, tha Subashi. 
Ora 10:35 Boçi: Projektligji u nis që në kohën e PD-së, nuk u miratua nga opozita e atëhershme
Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi në diskutimin e tij ka theksuar se ky projektligji është nisur që në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike, por sipas tij opozita e atëhershme nuk e miratoi atë. 
“Gjenezën ky projektligj e ka nga që në periudhën e qeverisë Berisha. Nuk mundi të finalizohej në atë kohë sepse opozita e djeshme dhe mazhoranca e sotme e bllokoi miratimin e projektligjit që në vitin 2013. Ky kod nuk kaloi atëherë as brenda afateve të vendosuar në atë kohë. Me këtë dua të kujtoj rezistencën e mazhorancës për të mos kujtuar atë që u bë dje dhe për ti refuzuar ato sot.
Projektligji synon të përmirësojë dhe rregullojë një sërë instancash. Ardhja e tij me vonesë është e pa justifikueshme dhe tregon vonesën e një procesi juridik. Një vonesë e tillë është parë edhe me lejet e legalizimit si përshëmbull në Pogradec, etj.
Gadishmëria jonë për të miratuar këtë projektligj është pjesë e inisoativës sonë të dikurshme. Me këtë projektligj bërtitet që europa ka ardhur shumë pranë nesh, por në të vërtetë ajo po largohet çdo ditë nga ne”, tha Bumçi. 
Ora 11:25 Naço: Miratimi i këtij projektligji përbën një nga 5 prioritet për antarësimin në BE
Ministri Naço ka theksuar se ky projektligj është edhe një nga 5 prioritetet që vendi jonë duhet të plotësojë, si kusht për antarësimin në Bashkimin Europian. Ky projektligj sipas tij u shqyrtua nga ekspertët dhe u mundëson të gjithë qytetarëve që të kenë të gjitha mjetet për të mbrojtur dhe kërkuar të drejtat e tyre.
“Hartimi i tij është bërë në unifikim me të gjitha ligjet e tjera në shqipëri”, theksoi Naço duke theksuar se Kodi i Proçedurës sjell risi të reja. Ai ka një strukturë të qartë, përfshirë rregullime ligjore të reja që lidhen edhe me komunikimin elektronik. Ai sanksionon të drejtën e organit publik për ti kërkuar ndihmë një organi tjetër publik. Ky projektligj fut edhe pajtimin si një mënyrë alternativë e mundshme që ndikon në zgjidhjen e problemeve dhe mosmarrëveshjeve. Projektligji thekson rëndësinë e propocionalitetit. Ky projektligj gjithashtu rregullon edhe gabimet në njoftime”, theksoi Naço.
Nënshkrimi i këtij projektligji sipas Naços është një ogurë i mirë sepse mazhoranca dhe opozita gjetën gjuhën për nënshkrimin e një marrëveshje që i shërben të gjithë shqiptarëve
“Kjo mazhorancë po mban një premtim të dhënë qytetarëve, pasi po rrit kështu cilësinë e shërbimit dhe po mbron të drejtat civile të tyre.
Kur opozita dhe mazhoranca gjejnë gjuhën për të nënshkrur një marrëveshje që u shërben të gjithë qytetarëve dhe ky është drejtimi i duhur, ndaj doja të falënderoja opozitën për bashkëpunimin’, tha Naço
Ora 11:00 Pollo: 60 drejtorë agjencish me precedentë
Deputeti i Partisë Demokratike Genc Pollo tha se ligji për Kodin e Procedurave Administrative është mjaft i rëndësishëm porse qeveria duhet të japë shembullin e respektimit të ligjit dhe jo të punësojë persona me precedentë kriminal. Në këtë kontekst Pollo tha se komisionin i Dekriminalizimit ka zbuluar se janë 3 duzina personash që janë dënuar në ndjekje penale janë titullarë të agjencive. Sipas Pollos, mazhoranca duhet të marrë përgjigjen jo vetëm me votë në Kuvend, por edhe nga vota popullore në zgjedhjet e 21 Qershorit.
“Një administratë serioze nuk pranon në gjirin e saj persona që janë të papërshtatshëm për të qenë drejtorë dhe ne kemi arritur në një pikë që i kemi pasivisht. Ligjet këtu bëhen ndonjëherë ditën dhe fshihen natën. Do ishte mirë mos t’i jepej besimi as në zgjedhjet e ardhshme se një votë ndaj kandidatëve rilindas mund të jetë për të futur në shtator një rilindas të OSHEE që të merr pronën. Kjo është diçka që nuk duhet lejuar me votë në këtë sallë dhe as me votë popullore”, u shpreh deputeti demokrat.
“Ky është një ligj i rëndësishëm për shoqërinë dhe shtetin ka filluar të punohet vite më parë në qeverinë e shkuar, përbën një bazë të rëndësishme për shtetin shqiptar, për qeverinë, agjencitë e ndryshme, institucionet e pavarura që ta bazojnë veprimtarinë e tyre mbi rregulla të qarta që mbrojnë të drejtat e tyre dhe të palëve të treta, që mund të jenë objekt i shkeljeve. Këtu kemi një problem që nuk ka të bëjë me mos njohjen e ligjit, por me demonstrimin e qeverisë në mënyrë shpesh herë të hapur për të mos zbatuar ligjet e vendit”, tha më tej Pollo.
Fjalën e tij në foltoren e Kuvendit deputeti Pollo e nisi me batutë me kreun e Kuvendit Ilir Meta: Kisha kohë pa marrë fjalën i parë në seanvë, privilegj i madh nga zoti Meta.
Në fokus të fjalës së tij, Pollo vendosi edhe largimet masive që kanë përfshirë vendin për azil ekonomik në vendin e Bashkimit Evropian. Deputeti demokrat tha se qeveria duhet të marrë përgjegjësitë për eksodin.
“Eksodi dhe plaga sociale që e shkakton atë, është cinike ta shikosh problemin tek dikush tjetër, tek politika zemërgjerë që kanë vendet e be se të tilla kanë qenë dhe vite më parë, por efektet nuk ishin të tilla. Një masë të tillë një dyndje të tillë një eksod të tillë nuk e kemi parë dhe pse pikërisht tani? Përgjigjen qeveria duhet ta jepte me fakte. Eksodi nuk ndalohet me masa policore por duke pranuar përgjegjësitë, duke parë se çfarë është bërë gabim”, tha Pollo. 
Sigal