2 miliard lekët e turpit

452
Sigal

Teksa Shqipëria është nën ujë nga përmbytjet dhe qeveria ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Europian, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dje jo pak, por rreth 2 miliard lekë të taksapaguesve për zgjedhjet vendore që po afrojnë. Një paradoks tjetër shqiptar ky, që minimalisht ndodh në një moment krejt të përshtatshëm, kur njerëziot janë pa strehë, qindra bahgëti, toka arë, ndërtesa e prona janë të shkatërruara, e që fatura financiare, mendohet të jetë shumë e madhe. mendohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dje fondin për partitë politike për zgjedhjet lokale të 2015. Shifra është miratuar në mbledhjen e radhës të KQZ-së, me votat e gjithë anëtarëve. Siç e parashikon edhe Kodi Zgjedhor, për partinë më të madhe në sallën e Parlamentit shkon edhe pjesa e luanit, kështu Partia Socialiste do të marrë 73,7 milion lekë të reja. Për demokratët në opozitë partia e dytë me më shumë deputetë në Parlament shkojnë, 52, 3 milion lekë të reja. Më pas lista vijon më Lëvizjen Socialiste për Integrim, që do të marrë 20,5 milion lekë. Më pas partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet do marr 7,5 milion lekë. Lista vijon me PBDNJ e Vangjel Dules, që do të marrë shifrën e 4,1 milion lekëve, Partia Kristian Demokrate 4,1 milion,  Fryma e Re Demokratike 3,5 milion lekë etj gjithë partitë që kanë marrë mbi 6 mijë vota në zgjedhjet e kaluara. Mes partive që do të marrin fonde nga KQZ për zgjedhjet lokale, bie në sy edhe Aleanca Kuq e Zi, që do të marrë 3,1 milion lekë të reja. Fondi në total që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar për partitë politë politike është 190 milion të reja.

SKANDALI I RADHËS

Miratimi i fondit rreth 2 miliard lekë për zgjedhjet vendore, është skandali dhe babëzia e radhës e politikës dhe politikanëve shqiptarë. Vetë partitë politike dhe të zgjedhurit e saj, me vendim, çuan në derën e KQZ-së thasët e mëdhenj me paratë e taksapaguesve shqiptar, për ti tërhequr më pas nga ‘dritarja’ me trasta. Ky është skandali i dytë i politikanëve tanë në pak kohë, pas atij të rritjes së pagave të deputetëve, në një kohë që shqiptarët ndodhen në varfëri të tejskajshme