2 korrik, Hoffman: Nuk u pushtua ambasada gjermane, por u çlirua Shqipëria nga komunizmi

597
2 korriku i vitit 1990 nuk duhet parë si pushtim i ambasadës gjermane por si çlirim i Shqipërisë nga sistemi komunist. Ka qenë ky mesazhi i dhënë nga amasadori gjerman në Tiranë, Helmut Hoffman, në 25 vjetorin e asaj që tashmë quhet “Ngjarja e Ambasadave” :

Helmut Hoffman: “Aktiviteti sot më sjell emocione të veçanta. Ajo çfarë ndodhi 25 vite më parë nuk duhet parë si pushtim i ambasadës por si një hap i çlirimit të shqiptarëve nga sistemi komunist”.
Për Hoffman ceremonia nuk duhet parë si një shtysë që shqiptarët të kërkojnë azil në Gjermani pasi ngjarja e 2 korrikut sipas ambasadorit nuk duhet ngatërruar me politikën e azilkërkuesve

Helmut Hoffman: “Kur vendosa të organizoj këtë ceremoni pati nga ata njërëz që më pyetën se duhet festuar një ngjarje e tillë? Kjo ndoshta nga fakti që sot shumë shqiptarë po kërkojnë azil në Gjermani dhe kjo mund të ndikonte në inkurajimin e tyre drejt vendit tim, por në fakt s’duhet parë kështu. Pushtimi i ambasadave në 90’ nuk mund të krahasohet me politikën e azilkërkuesve sot”
2 korriku i vitit 1990 do të mbahet mend si ngjarja ku rreth 3200 shqiptarë pushtuan ambasaden gjermane duke u bërë kështu shembull për mijëra të tjerë për i dhënë fund sistemit komunist në Shqipëri.
Sigal