2.6 milionë euro për 400 pisha, PD kallëzon Veliajn në Prokurori: Sërish “Fusha shpk” fituese

601
Sigal

Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurori Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për një abuzim milionësh.

Lajmi u bë i ditur nga deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu në një konferencë për shtyp nga selia blu.

“Tani po kthehem nga Prokuroria ku dorëzova kallëzimin penal kundër kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera”, – tha Balliu, ndërsa shtoi se protagoniste është firma “Fusha sh.p.k”.

“Erion Veliaj ka shkelur ligjin në mënyrë flagrante për t’i dhënë miliona euro të tjera, kompanisë Fusha shpk, së njëjtës kompani që zgjodhën për të vjedhur tek sheshin Skënderbej dhe së njëjtës për të shembur Teatrin dhe ndërtuar kullat me paratë e drogës dhe korrupsionit.Në kundërshtim të plotë me ligjin, Veliaj i ka dhënë Fusha shpk, 2.6 milionë euro për blerjen e 400 pishave! Ligji ëprcakton garë transparente, por për këtë firmë ligji eliminohet. Një pishë 6500 euro copa!”, – tha më tej Balliu.