18 shoqata biznesi i kërkojnë mosdekretimin e ligjit për Dhomat e Tregtisë

442
Sigal

Gazeta Telegraf/

18 shoqata biznesi, si
përfaqësues të bizneseve vendase dhe të huaja në Shqipëri, i kanë kërkuar
Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, që të mos dekretojë Ligjin nr.
93/2016, miratuar së fundmi nga Kuvendi i Shqiperise: “Për disa shtesa dhe
ndryshime në Ligjin Nr. 9640, Datë 9.11.2006, “Për Dhomat e Tregtisë dhe
Industrisë”, të Ndryshuar, më datë 29.09.2016. Ky ligj, i cili vendos
anëtarësimin me detyrim të bizneseve në Dhomat e Tregtisë, u kundërshtua që në
fillim nga organizmat e biznesit. Në një letër dërguar Presidentit, 18 shoqatat
argumentojnë se së pari, ligji ka një problem juridik, pasi vërejmë se ligji i
miratuar së fundmi, bie në kundërshtim me frymën kushtetuese, të shprehur në
nenin 46, pika 1 të Kushtetutës, e cila e përcakton pjesëmarrjen në organizime
shoqatash dhe organizatash si të drejtë të qytetarëve dhe jo si detyrim. E
dyta, thuhet në letër, ne konstatojmë një problem moral në gjithë këtë histori.
Koha kur antarësimet në shoqata e organizata bëheshin të detyrueshme, me
direktivë nga udhëheqja, i takon një tjetër faqe të historisë së Shqipërisë,
faqe të cilën populli shqiptar e ktheu njëherë e përgjithmonë 26 vjet më parë.
Është e paimagjinueshme që sot, pas 26 vjetësh, të rikthesh dhe një herë në
skenën e kujtesës popullore, imazhin e përbaltur e të forturryer të Bashkimeve
Profesionale.