18 shkurti – Basha fton banorët e Kamzës në protestë, shpalos programin social të PD

431
Në kuadër të protestës së 18 shkurtit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një seri takimesh mëngjesin e sotëm me qytetarë të Bashkisë Kamëz.
Basha tha se 18 shkurti do jetë dita ku qytetarët do të largojnë qeverinë që sipas tij është e korruptuar dhe ka zhytur vendin tuaj në varfëri. Ndaj u bëri thirrje shqiptarëve të bashkohen në shesh.
Basha: Kundër kësaj qeverie, bande që shtyn qytetarët drejt emigracionit, drejt dëshpërimit, drejt vetëvrasjes dhe ti japim Shqipërisë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe një qeveri për qytetarët.
Kreu i Partisë Demokratike Basha vizitoi edhe familjen e Shyqyri Durishtit, e cila jetonte prej më shumë se gjashtë muajsh në errësirë për shkak se nuk arrin të paguanin faturat.
Basha: Njësoj si 5000 familje të tjera të Kamzës janë hequr nga lista e ndihmës ekonomike, janë hequr si dhjetëra e mijëra familje sot anembanë Shqipërisë të cilët nuk arrijnë të paguajnë bukën e fëmijëve, nuk arrijnë të paguajnë dritën, energjinë për të pasur dritë për fëmijët e tyre.
Para banorëve të Kamzës, Basha shpalosi dhe programin social të Partisë Demokratiek nesër në qeveri.
Basha: Nuk do të lërë asnjë familje pa ujë, pa bukë, pa drita. Shteti i ka të gjitha mundësitë ti shpërndajë burimet financiare, ne kemi evidencën e plotë të të gjitha familjeve në nevojë ekonomike të cilët nuk marrin ndihmën ekonomike, kemi një evidencë të plotë të dëmeve të shkaktuara nga kjo keqqeverisje nga jugu në veri.
Partia Demokratike, tha Basha, është e vendosur të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe tu kthejë pushtetin qytetarëve.
Sigal