18 qershori – Berisha, Ramës: S’shkon dot vetëm në zgjedhje, mos e nxeh Revolucionin

532
Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi shefin e qeverisë Edi Rama se nuk mund ta çojë dot vendin në zgjedhje pa opozitën dhe aletatët që sipas tij e kanë braktisur.
Duke folur nga çadra e protestës, Berisha i bëri thirrje Ramës të dorëhiqet.

Berisha: Të them studio mirë historinë e pushtetit. Mos dëgjo ata intrigantë që ke rreth teje të cilët nuk mendojnë gjë tjetër nga mëngjesi deri në darkë vetëm sesi të vjedhin më shumë se ti. Kjo është e vërteta. Ik, largohu, hapi rrugën zgjidhjes. Ata që vinë tek ti dhe të thonë do të qëndrojmë vetëm ata kanë hall të vjedhin. Ta dish mirë, Shqipërinë vetëm në zgjedhje nuk e çon dot. Mund ta çosh veten ti në çdo drejtim tjetër por jo Shqipërinë vetëm në zgjedhje.

Paqja është forcë e të gjitha forcave, mos e merr shpirtin paqësor të kësaj çadre si dobësi se do të shohësh një mjerim që as në ëndrra nuk e ke parë kurrë nëse nxehet revolucioni. Revolucionin mos e nxeh. Ky është sugjerimi. Shko tani, jep dorëheqjen dhe të bëjmë zgjidhjen e qytetëruar siç u ka hije shqiptarëve. Ke tejkaluar çdo vijë të kuqe, çdo moral, ik shporru, largohu!

Berisha argumentoi në çadrën e protestës edhe pse opozita nuk pranon të shkojë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, por vetëm me qeveri teknike.

Berisha: Asnjë kundërshtim nuk kemi, nëse është i lidhur aq shumë pas asaj karrigeje le të firmosë të ikë me datë 18, të krijojmë qeverinë teknike, të bëjmë zgjedhje të lira. A e meriton ai këtë? Kurrën e kurrës nuk e meriton por ne nuk ngatërrojmë atë me qytetarët shqiptarë. Vetëm u themi atyre pse kërkojmë qeverinë teknike.

Mendoni për një moment lumin e drogës, të parave të drogës, të armëve, të bandave të drogës, të gjitha të lidhura me partinë e tij dhe atë vetë direkt. Kurse ne të tjerët që nuk deshëm drogën dhe me një fjali të vetme mund ti jepnim zgjidhje problemit, por atë nuk e bënim kurrë. Se ajo kushtonte qindra e qindra jetë të fëmijëve shqiptarë. Nëse do thonim të legalizojmë drogën, të paktën nuk merrnim armiqësinë e drogmenëve, të mashtruarve të tjerë që e mbjellin dhe e shesin pa ditur se çfarë bëjnë.

Por ne nuk e bëjmë kurrë atë se kjo do të thotë t’ua drogosh të ardhmen fëmijëve tanë. Historia ka faktuar që vendet që kanë mbjellë drogën vetëm janë shkatërruar. Drogën e udhëhoqi Edi Rama ndaj të dashur socialistë dhe qytetarë shqiptarë qoftë edhe të mashtruar nga droga duhet të kuptoni se vota me drogën nuk shkojnë. Nuk mund të pranojmë kurrë t’ia falim votën drogë dhe krimit. Edi Rama sot të kanë braktisur të gjithë, të kanë braktisur dhe aleatët e tu. Se u pëlqen opozita? Jo absolutisht por se kauza e opozitës është një kauzë e drejtë. E dinë shumë mirë se ti me drogën u bëre gjëmën votës së shqiptarëve, emrit të shqiptarëve, emrit të Shqipërisë.Nuk mund të poranojmë të shkojmë me banda dhe banditë në zgjedhje.

Ish-kryeministri tregoi edhe pse nuk ka besim në policinë e shtetit.

Berisha: Policia, nuk ka institucion në tokë që kam respektuar më shumë. Por si mund ti besoj asaj policie që e veshi vendin me vellon e zezë të drogës. Atë polici e ke shkatërruar. Iku Ministri, vodhi hajduti bashkë me Çipën 28 dokumenta kryesore të krimit. Pse shkoi Xhafa, xhelati i diktaturës, pikërisht për të fshirë këto. Por mund të lëmë ne? Jo.
Sigal