18 ditë paraburgim për Haradinaj

443
Sigal

Të paktën 18 ditë do të qëndrojë në paraburgim Ramush
Haradinaj. Kështu raporton media serb Tanjug ndërsa kjo do të varet nga vendimi
i gjykatës franceze, e cila do të veprojë në përputhje me normat e tyre penale
dhe dispozitat e Konventës Evropiane për Ekstradimin, përcjell Telegrafi.

Procesi i vendosjes rreth kërkesës për ekstradimin e
Haradinajt do të kryhet sipas rregullave të Konventës Evropiane për
Ekstradimin, ka konfirmuar për Tanjug prokuroria serbe. Gjykata e Apelit në
Francë dje ka vendosur që Haradinaj të mbetet në paraburgim derisa Serbia të
bëjë kërkesë zyrtare për ekstradim.

Haradinaj është ndaluar të mërkurën në pjesën
franceze të aeroportit ndërkombëtar Basel-Mulhouse, në bazë të një
fletarrestimi të lëshuar nga Serbia më 2004.