18 anëtarë të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, janë me “damkë” pasigurie

987
Sigal

 Ndërrimi i emrit, me urdhër të Fatos Nanos ‘pastroi’ Fullanin dhe e bëri Guvernator. Në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, nga 26 anëtarë, 18 janë me ‘damkë’ pasigurie. Si dështoi shkarkimi i Fullanit në Këshillin Mbikëqyrës

 Një shkrim on-line në gazeta “Telegraf”, bëri zbulimin e një tjetër “zullumi” nga veprimtaria e Guvernatorit Fullani, i cili me dokumente shtetërore të gjendjes civile quhet “Adrian”, ndërsa në dokumentet si nëpunës i shtetit, quhet “Ardian”. Ky fakt, më nxiti të interesohesha në disa burime konfidenciale brenda organeve të specializuara, për të mësuar se çfarë motivi kishte patur Adriani, që të bëhej “Ardian”.

Adriani u bë “Ardian”, për të marrë “certifikatë të pastër sigurie”

Burimi i informacionit, që e dinte “me letra” motivin se përse Adriani ishte bërë “Ardian”, më konfirmoi këtë fakt: Është punë dosjesh të ish-Sigurimit. Fullani është “personazh” në këto “dosje”, i angazhuar qysh në rininë e tij të dytë, pas përfundimit të Universitetit Bujqësor të Kamzës, në shpërblim të karrierës si bankier, siç ndodhi realisht. Sipas burimit në fjalë, që aktualisht mbulon një pjesë të sektorit zyrtar që merret me pastërtinë e figurave publike, ky ndryshim emri i Fullanit me spostim të shkronjës “r”, ka ndodhur në vitin 2004, kohë, kur Ardian (Adrian) Fullani ishte piketuar nga miku i tij, ish-Kryeministri Fatos Nano, për t’u emëruar guvernator banke. Sipas Kushtetutës, pozicione të tilla kushtetuese, kërkojnë individë me figurë të pastër penale, publike e morale, shto dhe mos qenien ish-spiun Sigurimi gjatë diktaturës. Pra, duhej certifikatë e pastër sigurie. Adriani nuk ishte i “pastër”, mbasi gjendej në “letra” si i tillë. Ndaj dhe për të hedhur “lumin e papastërtisë” së figurës, u konvertua në “Ardian”. Ndryshe, sipas “dosjes së vjetër” dhe Kushtetutës, ai nuk bëhej dot guvernator me emrin “Adrian”.  Ky ndryshim, u bë me urdhër të Fatos Nanos. Po me urdhër të tij, u lëshua një certifikatë e pastër sigurie me emrin “Ardian” dhe me këto “letra të reja”, ai miratua në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, në Komisionin e Ekonomisë e mandej u votua në parlament si Guvernator i Bankës së Shtetit Shqiptar. Që nga ajo kohë, në letra ai njihet me emrin “Ardian”. Nuk e di, nëse ky skandal shtetëror e parlamentar, do të trajtohet ligjërisht, por sipas ligjit, kjo certifikatë sigurie false lëshuar nga institucionet kushtetuese me emrin fals “Ardian Fullani”, duhet quajtur urgjentisht e pavlefshme dhe sipas rregullores ligjore të Institucionit Kushtetues “Banka e Shtetit Shqiptar”, në zbatim të Kushtetutës, guvernatori me emër dhe certifikatë sigurie të rremë “Ardian Fullani” nuk duhet lejuar të futet në bankë si “person i pasigurt”, sipas ligjit.

Skandali/ 18 anëtarë të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, me “damka” pasigurie

Ndërsa më saktësoi rastin e guvernatorit “Adrian-Ardian”, që e ka bërë ndryshimin për shkakun se nuk e kishte të pastër certifikatën e sigurisë, burimi informacionit, më njohu me një tjetër skandal, akoma më të rëndë, lidhur me certifikatat e sigurisë, të atyre që janë në poste zyrtare. Por këtë herë skandali nuk ka lidhje me një individ, por me vet Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare. Skandali është ky: Në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare që kërkon, verifikon dhe vendos për rregullsinë e certifikatave të sigurisë, nëse ato janë ose jo të rregullta, 18 anëtarë janë me certifikata pa sigurie, pra i kanë dosjet e veprimtarisë së tyre me “damkë”. Ndër këta 18 anëtarë me certifikatë sigurie të pa sigurt, ka deputetë pjesë të botës së krimit, të dënuar për vepra penale, për korrupsion, për falsifikime e vepra të tjera. ka ish-spiunë sigurimi dhe madje kontingjente të veprimtarive individuale që nuk mund të jenë as deputetë e jo më të drejtojnë Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, në tavolinat e të cilëve gjendet dhe lexohet gjithë informacioni sekret i shtetit. Ky Komision Sigurie, që nga 26 anëtarë, 18 prej tyre i ka me certifikata të “pista” pasigurie, nuk mund të quhet e nuk mund të qëndroj më si i tillë. Nuk flitet për komision parlamentar të sporteve, por për Komisionin e Sigurisë Kombëtare, që me Kushtetutë ka të përcaktuar këtë veprimtari: “Organizimi i mbrojtjes kombëtare dhe Forcat e Armatosura, bashkëpunimi ushtarak, punët e brendshme, emergjencat civile, rendi publik dhe shërbimet sekrete”. Faktikisht, kjo siguri shtetërore e kombëtare është “pronë” e një komisioni parlamentar me 18 anëtarë me personalitet të pasigurt, disa emra prej të cilëve janë bërë edhe objekt debati publik! Troç, janë me “dosje të zeza”. Mirëpo, janë deputetë e madje, edhe anëtarë të Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, që ka në dorë fatet e sigurisë së vendit! Patjetër, që të 18 këta, i kanë të “pastra letrat” në dosjet e Kuvendit si deputetë e anëtarë komisioni,të pajisur me certifikata “të pastra” sigurie!

18 anëtarët me certifikata të “pista” pasigurie, gjenden brenda kësaj listë 

 Spartak Braho        LSI

Flamur Noka          PD

Pirro Lutaj          PS

Arben Çuko           PS

Paulin Sterkaj       PS

Shkëlqim Selami      LSI

Luan Rama            LSI

Pjerin Ndreu         PS

Taulant Balla        PS

Xhemal Qefalia       PS

Ermonela Felaj       PS

Ulsi Manja           PS

Alban Zeneli         PDIU

Aqif Rakipi          PDIU

Ylli Shehu           PR

Mesila Doda          PD

Ardian Turku         PD

Astrit Patozi        PD

Keltis Kruja         PD

Helidon Bushati      PD

Arben Ristani        PD

Anduel Xhindi        PS

Arben Ndoka          PS

Armando Prenga       PS

Armando Subashi      PS

Vexhi Muçmataj       PS

 Përparim HALILI