16 mijë vulat e zgjedhjeve të 18 qershorit, do t’i prodhojë dhe magazinojë Ministria e Brendshme

490
Arjan ZADRIMA
Opozita: Ky vendim i KQZ, është një liri e plotë e kupolës së inkriminuar të “Rilindjes”, për të manipuluar votat që “në tavolinë”
Ky vendim i KQZ, ka alarmuar PD, e cila sipas burimeve të “Telegraf”, ka dërguar me urgjencë një raport informues e kundërshtues në të gjithë përfaqësitë diplomatike në Shqipëri dhe në institucionet e larta drejtuese të BE e KiE, duke u kërkuar të veprojnë urgjent, për ta ndalur këtë tentativë flagrante e të rrezikshme të kupolës së “Rilindjes”, për manipulim dhe vjedhje të zgjedhjeve parlamentare
Paralajmërimi i PD dhe opozitës shqiptare, se ka sinjale të forta, që zgjedhjet e 18 qershorit 2017, do të merren me presione ndaj zyrtarëve të administratës dhe familjarëve të tyre, se do të manipulohen duke mos pranuar votimin elektronik dhe se do blihen nga kupola e “Rilindjes” me miliardat e drogës së kultivuar e të shitur prej tyre në tregun vendas e të huaj, jemi informuar se është shoqëruar edhe me një frikë tjetër. Sipas burimeve nga PD, thuhet se “Rilindja” po përgatit grabitjen e votave të 18 qershorit 2017, duke përdorur edhe Ministrinë e Brendshme, jo me forca policore në komisionet e votimit e të numërimit në qarqe, rrethe, bashki, njësi administrative (ish-komuna) dhe në qendrat e votimit. Sipas njoftimit zyrtar të KQZ, vulat që do të përdoren mbi fletët e votimit, mbi procesverbalet e numërimit, mbi vendimet dhe urdhrat e akte të tjera që kanë lidhje me procesin zgjedhor parlamentar 2017, do të prodhohen, magazinohen, ambalazhohen dhe shpërndahen vetëm nga Ministria e Brendshme, madje edhe nëse ndonjë vulë dëmtohet, apo rrëmbehet e zhduket prej komisionerëve siç ka ndodhur ën çdo proces zgjedhor, vula do të zëvendësohet vetëm nga Ministria e Brendshme. Ky vendim i KQZ, ka alarmuar PD e cila sipas burimeve të “Telegraf”, ka dërguar me urgjencë një raport informues e kundërshtues në të gjithë përfaqësitë diplomatike në Shqipëri dhe në institucionet e larta drejtuese të BE e KiE, duke u kërkuar të veprojnë urgjent për ta ndalur këtë tentativë flagrante e të rrezikshme të kupolës së “Rilindjes”, për manipulim dhe vjedhje të zgjedhjeve parlamentare. Sipas vendimit të KQZ, vulat me Kodet e Sigurisë në kutitë e votimeve, që do të përdoren në zgjedhjet e 18 qershorit 2017, do të sigurohen nga Ministria e Brendshme me blerje ku ta shikoj ajo të arsyeshme, madje KQZ përcakton edhe specifikimet e tyre në ngjyrë dhe me kusht që të jenë të reja! Do të ketë edhe vulat me Kode Sigurie rezervë, por me ngjyrë tjetër. Edhe këto do të prodhohen me porosi prej Ministrisë së brendshme dhe në total do të jenë 120 mijë e 500 copë të tilla. KQZ, ka vendosur që edhe vulat e votimeve të prodhohen nga Ministria e Brendshme, me teknologjinë që ka kjo ministri dhe me punonjësit e sektorit të vulave, që janë punonjës të kësaj ministrie. Sipas KQZ, ministria e brendshme do të prodhoj 16 mijë e 590 vulave gjithsej nga Ministria e Brendshme e po prej kësaj ministrie, do të prodhohen Dhomat e Fshehta dhe kutitë për ambalazhimin e vulave. Pikërisht këtë vendim të KQZ, PD e konsideron të paligjshëm dhe shkelje të hapur të Kushtetutës, mbasi e konsideron pjesëmarrje të Ministrisë së brendshme në procesin e votimit. Sipas krerëve të PD, prodhimi, ambalazhimi, magazinimi dhe shpërndarja e vulave të votimit dhe atyre me Kode Sigurie. Kjo e drejtë që i është dhënë ministrisë së Brendshme, sipas PD është një liri e plotë e pushtetit të Rilindjes për të manipuluar e vjedhur votat “në tavolinë”, mbasi ministria e Brendshme është makineri që punon për interesat kriminale e korruptive të krerëve të “rilindjes”, gjë që e dëshmon lidhja e policisë së shtetit me kultivimin dhe trafikun e drogës në Shqipëri! 
Sigal