12 vjet LSI, aktivitete në shërbim të komunitetit dhe të shtresave në nevojë

485
Sigal

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Edmond
Panariti ishte në shkollën 9-vjeçare të Farkës së Vogël (Tiranë) ku bëri një bilanc
të 12 viteve në drejtimin e kësaj force politike. “LSI është një forcë politike
që nuk krijon, por zgjidh probleme. LSI ka sjellë gjithmonë mesazh pozitive e
bashkëpunuese”, deklaroi Meta. Lëvizja Socialiste për Integrim me rastin e
12-vjetorit të themelimit (2).Me të njëjtën frymë pozitive, kryetari i LSI-së
foli edhe për koalicionin bashkëqeverisës me Edi Ramën, që ka hyrë tashmë në
vitin e fundit. Ai theksoi se për forcën politike që drejton nuk ka rëndësi se
ku do të jetë në 2017-n, por a do të integrohet vendi në Bashkimin Europian.
Meta nënvizoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit të gjithë faktorit politik, por
edhe qytetarëve që vendi ynë të vijojë rrugën e integrimit, pasi sipas tij
duhet të shkëlqejë Shqipëria, duke i çuar në drejtimin pozitiv të gjithë
shqiptarët. “Shqipëria ka nevojë për bashkëpunim. Duhet të shkëlqejë Shqipëria
duke i çuar në drejtimin pozitiv të gjithë shqiptarët këtu. Për LSI-në nuk kanë
rëndësi zgjedhjet, por ku do jetë Shqipëria pas zgjedhjeve të 2017. LSI është e
përqendruar në ecurinë e suksesshme të reformës në drejtësi, reformave të tjera
që janë kyçe për integrimin dhe shpresojmë në një rekomandim pozitiv nga
Komisioni Europian dhe vendet anëtare, sesa rezultati i zgjedhjeve dhe ku do
jetë çdo forcë politike”, u shpreh Meta. I pyetur nga gazetarët për mundësinë e
lëvizjes së ndonjë ministri në kabinetin qeveritar, Meta theksoi se nuk është
fatkeqësi të mos jesh ministër dhe se të privilegjuarit nuk kanë nevojë për
LSI-në. “LSI ka treguar me vepra që është forcë politike e veçantë që nuk
krijon, por zgjidh probleme. LSI ka sjellë mesazh pozitiv, përfshirje e
integrimi, bashkëpunues në jetën politike e shoqërore për t’iu kundërvënë
frymës së egoizmit e individualizmit. Kjo frymë bashkëpunimi është kudo, edhe
në koalicion, por edhe jashtë tij me të gjithë faktorët politik e shoqëror”, u
shpreh Meta.