116 milionë euro fitime kanë nxjerrë jashtë Shqipërisë koncensionarët e huaj, pa paguar taksa

427
Qeveria është hedhur me gjithë strukturat tatimore dhe të policisë në luftën kundër informalitetit, duke zbatuar ligjin si kamzhik, derisa burgos berberë, të cilët nuk kanë deklaruar akoma biznesin e tyre të vockël. Çuditërisht, në një kohë që kjo shkelje të cilësohet administrative, qeveria e përdor ligjin si kamxhik, duke burgosur, thua se berberi ka kryer ndonjë vepër të rrezikshme penale. Por, qeveria e luftës kundër informalitetit, po gjobit me gjoba edhe bizneset e vogla, të cilat edhe pse kanë paguar blerjen e kasave fiskale, ende nuk e kanë marrë. Madje gjobat në kësi rastesh janë 500.000, aq sa është edhe xhiroja vjetore e këtyre bizneseve, ndërkohë që qeveria gjobit deri ën 2 milionë lekë bizneset e tjera. Në kësi rastesh, qeveria, nuk kërkon që njerëzit të edukohen me respektimin e ligjit, sepse, më para se qeveria të zbatojë penalitetet, burgimet dhe gjobat, duhet të sensibilizojë opinionin dhe të bëjë fushatë informuese dhe t’u japë kohë (dhe jo ultimatume) bizneseve, të cilat mjerisht nuk i ka bërë. 

Koncensionistët nxjerrin jashtë Shqipërisë, 116 milionë euro fitime

Kompanitë e huaja kanë transferuar në vendet e tyre të origjinës 116 milionë euro në gjysmën e parë të këtij viti, një shifër që është 26% më e lartë në krahasim me janar-qershorin 2014. Të dhënat bëhen në ditura në bilancin e pagesave të Bankës së Shqipërisë. Sipas kësaj të fundit, të ardhurat dalëse nga investimet kanë qenë kryesisht në formën e pagesave të dividentëve dhe vlerës së fitimit të riinvestuar pjesë e investimeve direkte në Shqipëri. Transferimi i fitimit është rritur ndjeshëm dy viet e fundit. Ai shënoi një kërcim në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar, teksa kompanitë nxituan të transferonin fitimet në pritje të rritjes së dividendit që u rrit nga 10 në 15% nga 1 janari 2015 (shuma e transferuar në gjysmën e dytë të vitit ishte 122 milionë euro, disa herë më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më pare). Kjo rrëzon një alibi të tatimeve, që kishin deklaruar se një nga arsyet e rendimentit më të të ulët, sesa plani i të ardhurave nga tatim fitimi, ishte transferimi i dividendëve që në 2014-n. Sipas të dhënave që gazeta “Telegraf” disponon nga tatimet, për 17 kompani të huaja me fitimet më të mëdha, fitimet në total në vitin 2014 ishin 240 milionë euro. Nga këto 70 milionë euro ishin fitimet e kompanive të telekomunikacionit (Telekom). Por, rritja e fitimeve të transferuara ka ardhur kryesisht nga performanca e mirë e bankave me kapital të huaj. 

Milionat euro fitime, pa paguar taksë

Këto miliona lekë fitimi që koncensionistët e huaj nxjerrin jashtë Shqipërisë, natyrisht janë pa u taksuar. Nëse mbështetemi në përvojën e shteteve të tjera, si ën SHBA, Kanada, etj, atje ka ligje, të cilat detyrojnë koncensionistët e huaj, ose bizmenmenët, që të riinvestojnë një përqindje të fitimeve të tyre, natyrisht me politika nxitëse fiskale, duke mos i tatuar shumën që riinvestohet, ose me përqindje të ulët, sepse riinvestimet hapin vende të reja pune, sigurojnë të ardhura nga sigurimet shoqërore, taksat e TVSH, etj. Ndërsa kur fitimet nxirren jashtë vendit, atëhere ato tatohen mbi 40-60 %, sepse, në fund të fundit, fitimet janë nxjerrë duke shfrytëzuar asetet ekonomike kombëtare të vendit. 
Sigal