11 orë pritje në aeroport/ Denoncimi te Berisha: Rama bën si lider global me çitjane të grisura

518
Sigal

Anulimi i licencës së fluturimeve të ‘Fly Ernest’ një nga kompanitë ajrore që merrej me transportin e udhëtarëve nga Shqipëria në Itali, ka sjell kaos. Me qindra pasagjerë kanë mbetur për orë të tëra të bllokuar në terminalin e Bergamos, pa marrë një shpjegim për vonesat.

Denoncimi është bërë edhe nga një prej pasagjerëve, i cili ka sjellë edhe foto nga pasagjerët që presin në terminal.

Denoncimi është bërë publik edhe nga ish-kryeministri Berisha

Denoncimi I pasagjerit digjital se çfarë ndodh me qytetarët e narkoshtetit,

Si trajtohen ata! sb

Doktor kjo foto eshte tani ora 00:56 ne aeroportin e Bergamos me kompanine e Fly Ernest kishim nisjen ne 18:00 na e shtyn ne 03:00 të natës e kemi 11 orë që qëndrojmë si qen në rradhë e në dysheme.

Ja kështu trajtohemi ne Shqiptarët thuaj ordinerit Rama që bën si lideri glopal me çitjane të grisura!’