11 mijë të punësuar me diploma falso

635
Përparim HALILI
Urdhri/11 mijë “rilindës” me diploma false, do të skedohen, por nuk do të largohen nga puna
Në zyrat e pushtetit dhe shërbimet buxhetore, janë të punësuar 14 mijë familjarë e krushqi të krerëve të PS
Një javë pas marrjes së timonit të “qeverisjes vetëm”, kryeministri Edi Rama ka njoftuar zbatimin e një “fshese” spastruese në zyrat e shtetit, në institucionet dhe shërbimet buxhetore, nën justifikimin e gjoja “ndërtimit” të një administrate të re profesionale, të ndershme, të pavarur, të çliruar nga korrupsioni, nga të inkriminuarit, nga militantizmi partiak dhe familjariteti e nepotizmi. Tani, po fitet për një tjetër “revolucion spastrimesh” në administratë. Për çfarë motivi?

Administrata, nën terrorin e krijimit të rrjetës politike-nepotike të pushtetit “Tepsia vetëm”
Duket falsitet dhe demagogji e përsëritur kjo lëvizje e tij, mbasi në 4 vitet e mandatit të parë qeverisës, pas çdo akuze mediatike deklaronte se “kishte kryer përfundimisht reformën e “Rilindjes” së administratës publike, se nëpër zyra kishte kryer çdo punësim meritokratik me konkurset e DAP-it, ndërkohë që e edhe vetë zyrtarët e DAP-it janë punësuar me skemën parti-familje. Deri para marrëveshjes me PD, “krye-rilindësi” u ka “shurdhuar veshët” shqiptarëve dhe botës, se i kishte dhënë fund paaftësisë, korrupsionit, klintelizmit, nepotizmit, analfabetizmit dhe pastrimit të zyrave të shtetit nga individët e kriminalizuar! Ndërsa prej 3 ditësh, po deklaron se do të kryejë reformën e pastrimit të administratës! Se çfarë administrate krijoi “Rilindja” më 4 vite e mandatit të parë, mjafton të kujtojmë faktin, që 40% e zyrtarëve të saj nga ministrit e deri në drejtoritë rajonale, ishin me diploma false ose të blera brenda e jashtë Shqipërisë e po kështu, 22% e drejtuesve dhe zyrtarëve të saj në çdo nivel të administratës dhe shërbimeve publike, ishin me dënime e dosje penale krimesh edhe të rënda! Po a është qëllimi i vërtetë i kryeministrit, pastrimi i administratës dhe krijimi i saj sipas standardeve që ai predikon? Deklarimet e tij kundër ish-aleatit që e solli dhe e mbajti në pushtet për 4 vite, qartësojnë synimin e këtij skenari! Nëpërmjet këtij “operacioni” që do të realizojë me shpejtësi në administratën publike dhe shërbimet buxhetore para se të “gradojë” qeverinë e dytë, kryeministri do të zbatojë planin e “tepsisë vetëm”. Dy ditë më parë, ai krijoi “grupin special të deputetëve” për të hartuar “listat e zeza”, me qëllimin për të bërë spastrimet e atyre që nuk janë anëtarë e militantë të PS, të familjarëve të drejtuesve politikë e shtetërorë lokalë dhe qendrorë të PS apo të sponsorëve të saj legalë dhe ilegalë në zgjedhjet e 25 qershorit 2017! Ky grup pune është urdhëruar të bëjë evidentimin e të 88 mijë e 876 personave të punësuar në administratën publike, që nga kryeministria, ministritë, shërbimi diplomatik e deri tek zyrat e punës në qytete. Do të bëjë gjithashtu, evidentimin e të 115 mijë e 924 punonjësve buxhetorë, të punësuar në shëndetësi, arsim, energji, polici, rrugë, tatime, dogana, SHISH, kulturë, çerdhe e kopshte fëmijësh, azile pleqsh, jetimore, ujësjellës-kanalizime, qarqe, borde, prefektura, ushtri, pyjore, bashki, RTSH, porte detare, aeroport, naftë e deri në stacionin Meteorologjik për të parë “teserat” e parashikuesve të motit dhe të lopataxhinjve që punojnë në Rruga-Ura! Platforma “Tepsia vetëm”, ka si synim largimin e çdo drejtuesi, nëpunësi, zyrtari e të punësuari që nuk ka “ngjyrën mavi”, gjendjen civile dhe stampën nepotike të drejtuesve të “rilindësve”.

Urdhri/11 mijë “rilindësit” me diploma false, nuk do të largohen nga puna
Sipas informacionit nga një deputet i ri “rilindës”, i cili ka marrë vota duke premtuar punësime e mos-largime drejtorësh nga posti e zyrtarësh nga puna, thuhet se “Grupi special i deputetëve”, i quajtur “Grup pune” për verifikimet e punësimeve në administratën publike dhe shërbimet buxhetore, i ka kërkuar kryeministri Rama, një mendim se si do të veprohet, për ata drejtues, zyrtarë e nëpunës shteti, të cilët janë me diploma false, por janë anëtarë e të zgjedhur të “Rilindjes” apo familjarë, krushqi e mbështetës të deputetëve e ish-deputetëve, të ministrave e ish-ministrave dhe drejtuesve të PS në qendër e rrethe, shumica të punësuar prej tyre për shërbime partiake, financiare e force në zona! Thuhet se kryeministri Rama, i ka dhënë porosi grupit të punës, që këta drejtues e nëpunës shtetërorë dhe punonjës në shërbimet publike si shëndetësi, polici, ushtri, dogana, tatime, arsim etj., të evidentohen e të skedohen në lista të veçantë dhe t’i dorëzohet një kopje atij dhe nga një kopje ministrave, prefektëve e drejtorëve të rinj të pushtetit të ri të “tepsisë vetëm”, që do të krijohet në fund të muajit shtator 2017. Këtë “rilindës” me diploma false, ndoshta nuk mund të jenë më në poste të larta drejtuese deri edhe zv/ministra, drejtorë institucionesh e shërbimesh, n/kryetarë bashkie, krye-doganierë e krye-tatimorë zonash, inspektorë policie, zjarrfikëseje, kontrolli policie rrugore, kontrolli ushqimor etj, por ata nuk do të largohen nga puna, duke u deklaruar si “të pastër”! Përse? Burimet thonë, se këto lista do të përdoren si mjet presioni ndaj familjarëve të tyre deputetë, ish-deputetë, ministra e ish-ministra dhe politikanë të kupolës së “rilindjes” në qendër e të drejtuesve të saj në qarqe, në rast se ata do të hedhin “vickla”, gjatë mandatit të qeverisjes “Tepsia vetëm”!
Në administratë e shërbime publike, 14 mijë të punësuar familjarë e krushqi të “rilindësve”
Katër vite më parë, ditën kur “Rilindja”, nisi pushtetin e parë të saj, “krye-rilindësi” Rama, dekalroi kështu: “Asnjë ministër, deputet, drejtues i PS në qendër e në zona, nuk do të punësoj asnjë familjarë, krushqi apo shok në zyrat e shtetit. Ai që do guxoj ta bëjë, nuk do të jetë pjesë e ekipit “rilindës”! Çfarë ndodhi realisht me punësimet? Zyrat e ministrive dhe drejtorive të pushtetit të “rilindjes” u mbushën me bashkëshortë/e, motra, vëllezër, nuse, dhëndurë, nipër, mbesa, dajo, teze, halla, kunata, gjyshër e gjyshe, baxhanakë, shokë, ortakë biznesesh, dashnore, dashnorë e komshinj të krerëve të “Rilindjes”, ministrave, deputetëve, ambasadorëve e të kujtdo që kishte fuqi të bënte punësime, shumica edhe duke i kthyer punësimet në biznes miliardash! Mjaftonte të ishe familjar ose i afërt i tyre e të kishe një copë karton të quajtur “diplomë universiteti” shqiptarë apo të huaj dhe emëroheshe drejtorë e punësoheshe në shtet! Është fakt psh.,, që nëpër ministritë. drejtoritë, bashkitë, prefekturat apo këshillat e Qarqeve të drejtuara nga PS, ministrat dhe drejtuesit kanë punësuar gratë, burrat, fëmijët, nuset, dhëndurët, kunata e kunetër, mbesa, baxhanakë e deri vjehrrat e njeri-tjetrit! Aktualisht, sot që “krye-rilindësi” po flet për nepotizëm në zyrat e shtetit, rezulton se në administratën publike dhe në gjithë shërbimet buxhetore pjesë e pushtetit të “tepsisë së Rilindjes”, janë 14 mijë të punësuar familjarë e krushqi të krerëve të PS, nga të cilët 2130 janë drejtues institucionesh qendrore e rajonalë, bordesh, shëndetësie, arsimi, kulture, diplomacie, policie, ushtrie, zyrash të tenderëve e auditimeve, të inspektorateve, të sektorëve të shërbimit buxhetor e deri nëpër shoqëri anonime! Çfarë do të bëhet me këtë “ushtri” nëpunësish familjarë e krushqi të krerëve të “rilindjes”, të punësuar në zyrat e shtetit në qendër e zona?! A do të nis “spastrimi” nga vetja, po do të mbushen krejt zyrat me familjarë, të afërm e krushqi të tjera të tyre?! Gazeta “Telegraf” ka denoncuar shpesh këtë fakt, duke publikuar fakte konkrete.
“Tepsia vetëm”/30 mijë socialistë, “vrapim” pas deputetëve për vende pune
Formula politiko-klienteliste e spastrimit të administratës dhe kthimi i saj në “tepsi vetëm” të “Rilindjes”, shpallur e nisur tashmë si veprim prej prej grupit të punës të emëruar prej kryeministrit Rama, ka ngjallur shpresën tek socialistët e papunë të mashtruar prej kupolës së “Rilindjes” qysh prej shtatorit 2013. Tashmë që është deklaruar publikisht boshatisja e zyrave, mijëra socialistë të cilëve u është premtuar përsëri punësim, i janë rikthyer rutinës 4-vjeçare të dorëzimit të “CV”-ve, duke i dorëzuar ato tek udhëheqësit e PS në qendër e rrethe, tek deputetët, ministrat, koordinatorët e partisë të zonave, tek drejtorët dhe tek sekserët e tyre, në kërkim të vendeve të punës. Në zyrat qendrore të PS, në zyrat e njësive administrative të bashkive në Tiranë e qytete, por edhe në kafenetë pranë tyre, shikon njerëz të shumtë me “CV” në duar. Duke i dorëzuar ose në pritje për t’i dorëzuar tek deputeti, kryetari i PS apo deputeti i zonës që u ka premtuar për vende pune! Është një dyndje e madhe e tyre për të “kapur” një vend pune, si shpërblim për votat që ata kanë dhënë e kanë siguruar për “Rilindjen”. Nisur prej përvojës së hidhur të pushtetit 2013-2017, kur socialistët dorëzuan dhjetëra “CV” tek udhëheqësit dhe zyrat e partisë e nuk u futën në punë, tani kanë vendosur “t’i kapin për xhakete” e t’u marrin vendet e premtuara të punës, që siç u kanë thënë janë me shumicë mbasi gjithë “tepsia është e rilindjes”! Pasiguria, pritja, ankthi dhe mosbesimi ndaj udhëheqësve të tyre, ka shkuar deri në atë qëndrim, sa socialistët me “CV” në duar, ka nisur gjurmimin dhe “vrapimin” pas krerëve të partisë në qendër e zona, pas deputetëve, ministrave e ish-ministrave, duke u zënë “prita” edhe në hyrje të apartamenteve, vilave e kafeneve ku ata jetojnë e relaksohen, mbasi pas marrjes së mandateve të pushtetit, ashtu si pas 23 qershorit 2013, kanë nisur të mos shkojnë më as në zona, as në zyrat e PS, por të fshihen e të ndërrojnë edhe numrat e telefonave! 
Sigal