11 kuksianët e arrestuar, trupi gjykues tërhiqet për vendim

536
Trupi gjykues i Apelit në Shkodër që po shqyrton çështjen e 11 kuksianëve të arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit është tërhequr për të marrë vendimin.
Avokatët e të arrestuarve kanë kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për protestuesit dhe kanë paraqitur si provë, pamje filmike se ata janë arrestuar në mesnatë në mënyrë të jashtëligjshme.
Ndërkohë zhvillohej gjyqi, qindra qytetarë kanë brohoritur jashtë godinës së gjykatës duke kërkuar lirimin e tyre me thirrje si “Lironi vëllëzeërit tanë”, “Lironi kuksianët, arrestoni Tahirin”, “Nuk pranojmë gjyqe politike”, etj.
Qytetarët janë mbështetur fort nga deputetët e opozitës, të PD dhe LSI, që i kanë konsideruar arrestimet si krim shtetëror. 
Jashtë godinës ata kanë bërë thirrje për drejtësinë, kryeministrin dhe kanë hedhur kasolla dhe tymuese; thirrrjet e tyre janë dëgjuar deri brenda sallës ku zhvillohej seanca gjyqësore.
Të arrestuarit janë 11 persona, si më poshtë, 2 në arrest shtëpie dhe 10 me masën “detyrim paraqitjeje”.
Presin vendimin:
Shpetim Toda, 44 vjeç, banues në Kolsh, Kukës 
Xhevahir Hereni, 51 vjeç, banues në Kukës.
Elton Cengu, 39 vjeç, banues në Kukës
Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
Shkelqim Vata, 42 vjeç, banues në Surroj, Kukës.
Xhevahir Gashi, 33 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
Ervis Oruçi, 25 vjeç, banues në Kukës.
Rasim Onuzi, 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës.
Abdi Haziraj, 49 vjeç, banues në Kukës
Edmond Matmuja, 21 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.
Sigal