“10740 refuzime për Veliajn”, Ina Zhupa: Arsyet pse u nuk u votua nga socialistët

426
Sigal

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Dr. Ina Zhupa ka reaguar pas mbylljes të votimeve në Tiranë, që shpallën Erion Veliajn fitues.

Zhupa tregon anën tjetër të votimeve, atë të votave të pavlefshme. Në një postim në Facebook ajo evidenton se 10740 qytetarë të 11 njësive në Tiranë e shpallën votën e tyre të pavlefshme.

Kjo sipas Zhupës tregon se ‘modeli Veliaj’ u refuzua nga punonjësit e administratës të shtetit dhe bashkisë.

Më tej ajo liston një sërë arsyesh pse votuesit nuk e mbështetën Veliajn.

Postimi i plotë i Ina Zhupës:

10740 refuzime per modelin Veliaj nga punonjesit e administrates se shtetit dhe bashkise Tirane!

Votimet moniste ne Tirane hoqen masken e propagandes miliona euro dhe treguan refuzimit qe edhe punonjesit e tij, edhe socialistet, kane per Erioni Betonin!

Kronikat 4 here ne dite ne tv e kapura nga pushteti nuk e kane fshehur dot te verteten e vjedhjes, keqmenaxhimit, shkaterrimit per interesa klienteliste te Tiranes.

Edhe socialitet refuzuan qe:

-Tirana ti jete placka e Shkelqim Fushes si shperblim i mbylljes se dosjes se vrasjes se Ardit Gjokljat.

-Tirana te jete pa identitet, duke prishur cdo objekt kulturor, monument, historik, ne emer te interesave te oligarkeve klient te pushtetit.

-Tirana te jete lavatrice e pastrimit te parave te pista.

-Tirana te jete nje qytet betoni, kullash pafund, ndertimesh kudo, parajsa e trafikanteve, tipi Edmond Bego.

-Tirana te jete qyteti me sherbim urban te shtrenjtuar dhe te shkaterruar.

-Tirana te jete kryeqyteti europian pa uje te pijshem por te shtrenjtuar per ta pasur me orar per te lare duart.

-Tirana te jete qyteti i vjedhjes se taksave te qytetareve, ku nje pishe blehet 5500 euro, nje hoverbord 3050 euro…

-Tirana te jete qyteti i prishjes se shtepive te qytetareve me gaz lotsjelles si serbi kunder kosovarve.

-Tirana te jete qyteti me taksat, tarifat e dyfishuara edhe trefishura dhe sherbimeve mbrapsh te zeruara.

-Tirana te jete qyteti pa parqe, te shkaterrohet perfundimisht me ndertime edhe liqeni dhe te jetojme me pyllin imagjinar orbital.

-Tirana te jete malli i pazarit te Veliajt per te kapur pronaret e mediave dhe per ti sherbyer ambicies se tij per kryetar te PS.

-Tirana te jete Parajsa e oligarkeve dhe Ferri i qytetareve!

Socialistet e administrates e REFUZUAN ne votimet moniste, teresisht te kontrolluara modelin e kryemashtruesit Veliaj ndersa qytetaret e Tiranes do ta SHPORIN ne zgjedhjet demokratike.

Tirana e qytetareve, jo e oligarkeve!