103 vite Pavarësi, Basha: Liria e pa plotë nga tirania e varfërisë

469
Kryetari i Opozitës Lulzim Basha shfrytëzoi urimin për ditën e Pavarësisë për të sulmuar qeverinë.
Pak ditë nga thirrja për marshim proteste më 8 dhjetor Basha tha 28 Nëntori është një ditë për bashkim për t’i dhënë lirisë dimensione të plota por se liria nuk është e plotë me të varfër dhe arbitraritet
Lulzim Basha: “Asnjë komb tjetër nuk ka paguar më shtrenjtë për lirinë por kjo liri është e palotë pa lirinë nga tirania e varfërisë, pa lirinë nga tirania e padrejtësisë, arbitraritetit dhe arrogancës. Jam i bindur se ky 28 Nëntor do të shërbejë për një bashkim të ri dhe të madh të Shqiptarëve për ti dhënë lirisë kombëtare dimensionet e plota e të vërteta të lirisë dhe demokracisë, përparimit, zhvillimit dhe shanseve të barabarta para ligjit”
Nderimet ne Varrezat e Deshmoreve
Ndërsa në Vlorë zhvillohej ceremonia e ngritjes së flamurit lideri i Opozitës Lulzim Basha zhvilloi homazhe në varrezat e “Dëshmorëve në Tiranë”. Të pranishëm ishin edhe deputetë të partisë demokratike e këshilltarë të saj në bashkinë e Tiranës si dhe veteran të luftës.
Më pas lideri demokrat zhvilloi homazhet pranë bustit të komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari, ndërsa në orën 16:30, opozita do të përkujtojë Ditën e Pavarësisë, duke vendosur kurora me lule në bustin e Ismail Qemalit në kryeqytet.
Sigal