102 kandidatë refuzojnë mandatin e deputetit/ Ja dy emrat e fundit që i thanë ‘jo’ KQZ…

508
????????????????????????????????????
Sigal

Klement Çela dhe Fisnik Qosja, kandidatë të PD-së për deputet në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, kanë refuzuar mandatet.

Çela, i renditur në listën shumëemërore të Fierit dhe Qosja në Qarkun e Tiranës, refuzuan thirrjen e KQZ-së, ndërsa e konsiderojnë si farsë zëvendësimin e deputetëve.

Bashkë me Çelën dhe Qosjen, numri i kandidatëve që kanë refuzuar mandatet arrin në 102.

Klement Çela, në një postim në rrjet, shkruan se nuk mund të jem pjesë e këtij Parlamenti, ku sundon korrupsioni, krimi, pafytyrësia dhe imoraliteti, duke shtuar se nuk mund të çojë dëm votat e qytetarëve lushnjarë, votat e demokratëve, në parlamentin e krimit!’.

Ndërkohë që Fisnik Qosja, shkruan se ka ardhur koha që shqiptarët të marrin në dorë fatet e tyre.

Sipas tij, populli sot nuk është në shërbim të pushtetarëve, por ka kuptuar që e anasjellta duhet të ndodhë.

Madje ai i konsideron si ‘bide politike’ ato formacione politike që po bëjnë pazare kafeneve e zyrave, për t’i dhënë legjitimitet një Kuvendi të marrë peng, apo një procesi zgjedhor farsë.