10% E TENDERËVE TË BASHKIVE KLIENTELISTE DHE KORRUPTIVE

562
Sigal

10% e tenderëve të bashkive jepen me klientelizëm

Të paktën 10 për qind e tenderëve dhe kontratave të prokuruara nga bashkitë e gjithë vendit kanë problem ligjore, korruptive, klientelizmi dhe proceduriale. Sipas një studimi të Open Procurement Albania, që merr në vëzhgim tenderët që prej korrikut 2015, janë të paktën 1612 tenderë që kanë shkelje të ligjit dhe parimeve të prokurimit publik si mungesa e garës, pabarazia apo klientelizmi gjatë garës. Rastet më të shpeshta janë tenderët me mungesë gare për fitimin e kontratës ose konkurrencës së munguar me vetëm një operator ekonomik në garë, fenomen ky shumë i përhapur gjatë qeverisjes Rama.

Ja llojet e shkeljeve më të përhapura:

  1. Mungesa e konkurrencës: Prokurimi zhvillohet me një konkurrent të vetëm. Ligji shqiptar i lejon këto lloj procedurash. Nga 1612 tenderë me shkelje në total, në 953 raste ka pasur mungesë konkurrence.
  2. Skualifimi i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit. Nga 1612 tenderë me shkelje në total, në 399 raste ka pasur skualifikim të të gjithë operatorëve, përveç atij fitues.
  3. Mungesë Gare, negocim i drejtpërdrejtë (mbi 5 milionë lekë). Janë kontrata pa garë që lidhen si pasojë e bisedimeve mes autoritetit dhe kompanive. Nga 1612 tenderë me shkelje në total, në 114 raste ka pasur negocim të drejtpërdrejtë, pa hapur fare garë.