10 bashki ASHE, 2 për APPD, opozita befason në Përmet

429
Koalicioni qeverisës duket se po shkon drejt një fitoreje spektakolare në zgjedhjet lokale. Në një kohë kur është mbyllur numërimi për 12 bashkikë e para rezultati është 10 – 2 në favor të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”.
Koalicioni opozitar “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet” deri tani po mjaftohet me rezultat befasues në Përmet ku kandidati i djathtë, Niko Shupuli po fiton përballë Gilberto Jaçes me 59% të votave.
Në një postim të bërë në “Twitter”, kryeministri Edi Rama flet për pjesëmarrje befasuese në zgjedhje dhe për votë masive për koalicionin e drejtuar prej tij. “Salla e të dhënave operative ku ekspertët kanë bindjen se pjesëmarrja befasuese sot ka shumë kuq e vjollcë Brenda”, komenton Rama. 
Sigal

Ora 10:40 Suprizon Përmeti, fiton kandidati i djathtë, Niko Shupuli

Kandidat i PD në Përmet, Niko Shupuli, ka dalë fitues përballë kreut aktual të kësaj bashkie, Gilberto Jaçes i cili gararonte për ASHE-në. Ende nuk ka përfunduar procesi numërimit, por matematikisht Shupuli është fitues.

Ora 10:35 Fiton bashkinë e parë APPD, në Tropojë

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për Bashkinë e Tropojës duke shpallur fitues Besnik Dusha kandidat i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet. Fitorja e Dushajt është e para për të djathtën.