1 miliardë rindërtim, Rama: Do të dyfishojë rritjen ekonomike

455
Për kryeministri Edi Rama, programi i 1 miliardë rindërtim do të dyfishojë rritjen ekonomike, synimi i të cilit është të kalojë pragun e 5 %. Ai foli gjatë prezantimit të programit për ndërtimin e 43 shkollave të reja për Tiranën, në kuadër të këtij programi.
“Shumë shpejt do të jemi përpara dyerve të reja të komunitetit ku do të çelen shkollat e para të reja dhe po ashtu jam i bindur që ky program për Tiranën do të sjellë impakt të madh ekonomik dhe social, dhe për Shqipërinë do të bëjë që rritja jonë ekonomike të dyfshohet, çka do të thotë se nga një rritje ekonomike që sot është patjetër shumë domethënëse nëse llogarisim se u nisëm nga një situatë ku ishim midis 0 dhe 1 % por që nuk ndjehet aq sa duhet në tryezën familjare të njerëzve të zakonshëm. Sot në 3.5 %, të shkojmë në një rritje që me patjetër të jetë 6 e më shumë përqind. Po së paku duke kaluar nivelin e 5 dihet botërisht se mund të kalohet çdo prag në çdo shtresë dhe aksesi në rritjen ekonomike kthehet në një akses që iu vlen të gjithëve”, tha kryeministri Edi Rama. 
Ky program tha Rama do të bëjë të mundur realizmin në një kohë të shkurtër të atyre veprave që do të donin kohë të gjatë për shkak të pamundësisë së arkës së shtetit.
“Do i japë shtysë ekonomisë dhe besimit. Ajo që ne bëjmë dhe që sot bashkia e Tiranës prezanton si dallëndyshja e parë, siç i takon të jetë, që lajmëron një stinë të re transformimesh të mëdha jo vetëm infrastrukturore po dhe ekonomike e sociale, është një ndërveprim intensive me sipërmarrjen dhe bankat për të siguruar që me të njëjtat para, që buxheti i shtetit do të investonte në 20 vitet e ardhshme, sepse aq janë mundësitë për të ndërtuar në këtë rast 20 shkolla të reja, të mund të ndërtohen këto 20 shkolla dhe në vitet e ardhshme buxcheti të financojë shlyerjen e këtij investimi. Do të jenë 170 shkolla që janë në listën e nevojave të ministrisë së Arsimit prej kushedi sa vitesh dhe që janë faktikisht në kërkesat e përsëritura të njësive vendore që tanimë me këtë program do të bëhen realitet”, tha Rama.
Kryeministri shtoi më tej se do të bëhet realitet çlirimi i shkollave nga mësimi me turne. Në Tiranë do të ndërtohen 32 shkolla të reja 9-vjeçare, dhe 11 shkolla të mesme, që sipas një studimi të bërë nga bashkia do të ndërtohen në zonat që sot janë të pambuluara me këtë sistem arsimor, siç është ajo e Unazës së Re, zona e Freskut etj.
Sigal