1 Maji/ “O legen na gjej punë”, Rama ironizon komentuesit në FB: Prisni t’ua gjejnë të kafja

119
Kryeministri Edi Rama nga panairi i punës që po zhvillohet në kuadër të 1 Majit, ditës ndërkombëtare së punëtorëve dha mesazhin e qartë se sipërmarrjet private ofrojnë vende pune.
Në një komunikim për mediat kreu i qeverisë tha se puna nuk vjen në shtëpi apo në kafe, por kërkohet.
“Puna nuk është vetëm puna në shtet. Në të gjitha ndërmarrjet e Shqipërisë ka vende pune. Puna nuk vjen në shtëpi, nuk është vetëm punë shteti dhe për ne është e domosdoshme që të ndajmë njëherë e mirë që të funksiojnë që të lëvizim si një çadër e lëvizshme. Pagat duhet të rritet, por që të rritet, duhet të rritet ekonomia. Këtu në këtë panair ka edhe paga të ulëta, mesatare, dhe të larta. Ka banka që kërkojnë punonjës. Çelja e vendeve të punës është reale. Se pastaj do të themi më mirë në kafe me paratë e babit dhe pastaj në ‘Facebook’, duke i shkruajtur kryeministrit ‘o Legen na gjej punë’”, tha Rama.