​​Bosch ia kujton BE-së shkeljet e marrëveshjeve nga Serbia dhe deklaratën e Daçiqit

1538
Sigal

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar ndaj deklaratës së Bashkimit Evropian, ku i është kërkuar Qeverisë së Kosovës të heqë urgjentisht taksën doganore të vendosur sot prej 100 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Ambasadori Bosch ka thënë se Bashkimi Evropian nuk reagon kurrë ndaj Serbisë, edhe kur këta të fundit shkelin marrëveshjen, ndërsa ka kujtuar deklaratën e çmendur të Daçiqit ndaj vendeve që përkrahën Kosovën në INTERPOL dhe veçmas ndaj kancelarit austriak.

“Kjo ishte e fortë, por ku është reagimi i BE-së ndaj Serbisë për shkëputjen e marrëveshjes 12 pikëshe mbi normalizimin e marrëdhënieve e cila thotë se të dy vendet nuk duhet të pengojnë njëri-tjetrin në rrugën drejt BE-së, gjë që Serbia e bën gjatë gjithë kohës me Kosovën. Të mos e përmendim deklaratën e egër të Daçiqit për vendet që votuan për Kosovën, veçmas ndaj kancelarit Kurz. BE nuk harron të flasë për Asociacionin e komunave serbe, por harron t’ia kujtojë Serbisë përgjegjësitë e tyre. Me veprimet e tyre ata po e përbëjnë procesin e ‘normalizimit të marrëdhënie’ objekt talljesh”, ka shkruar Bosch në Facebook