Zgjedhjet presidenciale franceze: Dilema e së ardhmes të një kombi të madh

544
Nga Diana SKRAPARI

Në 23 prill dhe 7 maj 2017 populli francez do të votoj sërish për të zgjedhur Presidentin e 11 të Republikës së Pestë. Më 12 maj 2012, Presidenti Sarkozy humbi zgjedhjet përballë Francois Hollande, jo për shkak të një bilanci negativ ekonomik apo politik por disa muaj para zgjedhjeve, në mars 2012, Franca u godit nga terroristi Mohamed Merah, i cili vrau 3 ushtarakë në Tuluz dhe 3 fëmijë të një shkolle hebreje (madje një nga fëmijët që ishte 3 vjeç e vrau me biberon në gojë). Trupat e fëmijëve hebrenjtë dhe të mësuesit të tyre shkuan të preheshin përjetësisht, të bënin alyan e përjetshme drejt Tokës së Shenjtë, Izraelit. Sarkozy humbi besimin e komunitetit të tij, të njerëzve të tij të cilët filluan të largohen masivisht nga Franca pas humbjes së tij në zgjedhje. (Mbas humbjes së Nicolas Sarkozy në 2012, filloi alya e hebrenjve francezë pasi shumë prej tyre preferuan të largohen nga Franca dhe shumica e tyre kanë shkuar në Izrael).Këto zgjedhje të 23 prillit dhe 7 majit 2017, do të emërojnë një pasues të presidentit në largim të Republikës, François Hollande që zgjodhi të mos kandidojë për suksesion e vet (fakt i paparë për një president i Republikës së Pestë në fund të mandatit të parë).Kjo mund të shpjegohet edhe për rezultatet katastrofike të ekonomisë franceze dhe humbjes së prestigjit të Francës në arenën ndërkombëtare dhe diplomatike. Kryeministri aktual i qeverisë socialiste Manuel Valls duhet të japë llogari para popullit francez për shuma të mëdha parash që i ka harxhuar vetëm për të përmirësuar imazhin e tij falë disa sondazheve. Zgjedhjet e 2017 vijnë në një kontekst të trazuar: Kriza e migrimit në Evropë, pyetje më të nxehta mbi globalizimin, me rritjen e proteksionizmit, pyetje në lidhje me të ardhmen e Bashkimit Evropian veçanërisht pas referendumit britanik për daljen nga BE, dhe në përgjithësi me rritjen e pasigurive gjeopolitike kryesisht për shkak të sulmeve islamike terroriste, në lidhje me fuqinë në rritje të Kinës dhe çështjen e marrëdhënieve të BE-së me Rusinë pas krizës ukrainase dhe pasigurisë për të ardhmen me ardhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Këto shqetësime promovuan riarmatimin. Në Francë, shefi i Shtabit të ushtrisë, në një artikull të botuar në dhjetor 2016, bëri thirrje për një rritje të fondeve të ndara për mbrojtjen. Brenda vendit, Franca po përballet me shumë sfida: papunësia, pyetje në lidhje me qëndrueshmërinë e pensioneve dhe sigurimeve shoqërore, problemet për të balancuar buxhetin dhe borxhin publik, pasiguria publike, ndotja, etj. Fushata presidenciale është turbulluar nga zbulimet e gazetës Canard enchaine lidhur me punët fiktive të gruas së kandidatit François Fillon, Penelope Fillon. Ndërkohë, FN (Front National-Fronti Kombëtar) duhet të përballet me çështjen e asistentëve parlamentare të Frontit Kombëtar në rastin e Parlamentit Evropian dhe me çështjen Jeanne. Në fillim të marsit, kandidatët e tjerë kanë filluar të protestojnë kundër mbulimit të tepruar të medias mbi këto çështje që bëjnë të mos dëgjohet debati politik mbi projektet. Kandidatët si Fillon dhe Macron janë të dy për forcimin e masave për dhënien e ndihmës ekonomike të papunësisë, Fillon është për rritjen e moshës së daljes në pension, Macron heziton, Le Pen kundër , Melenchon dhe Hamon kundër. Kandidatët janë unanimë për përmirësimin e formacioneve profesionale, Fillon është i vetmi për heqjen e 35 orëve, Fillon dhe Macron janë për uljen e taksave ndaj ndërmarrjeve,të gjithë janë dakord për uljen e numrit të parlamentarëve dhe që francezët duhet të konsultohen me referendum për çështje të rëndësishme,Fillon dhe Le Pen duan të mbajnë një tavan për numrin e hyrjeve ne territorin francez, ata janë unanim për rritjen e buxhetit të ushtrisë, por Le Pen është për rritjen e efektivit të ushtrisë ndërsa Macron dhe Fillon janë kundër. Marine Le Pen është një nga kandidatet më të njohura jashtë Francës pasi më 24 mars 2017 ajo u ftua në Kremlin nga Vladimir Putin. Sipas një sondazhi të BVA- Salesforce të bërë të premten e kaluar, Fillon François dhe Jean-Luc Mélenchon janë baras të dy dhe të dy në rritje në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, duke mbyllur hendekun me Emmanuel Macron, që kryeson dhe Marine Le Pen e dyta. Gama në të cilën katër kandidatët e parë janë të vendosur, e cila ishte dhjetë pikë në një studim të institutit të publikuar më 1 prill, dhe katër pikë më 7 prill ngushtohet përsëri, me tri pikë.

• Marine Le Pen është në rënie
• Kandidati i lëvizjes En Marche! është i qëndrueshëm mbi një javë me 23% të votave, me një epërsi të lehtë ndaj kryetarit të Frontit Kombëtar, e cila humbet një pikë me 22%, sipas sondazhit të kryer për Orange dhe shtypi rajonal. Kandidati i së djathtës dhe i Francës rebele janë baras me 20%, duke u ngjitur edhe një pikë.

• Benoît Hamon socialist është në vështirësi në të gjitha sondazhet e opinionit, ka vazhduar të bjerë në 7.5% të votave (-1). Sovranisti Nicolas Dupont-Aignan merr 3% të qëllimit të votave (-0.5), Philippe Poutou trockisti 1.5%, Nathalie Arthaud, Jean Lassalle dhe François Asselineau 1%.

• Në raundin e dytë, Emmanuel Macron do të zgjidhet me 64% të votave kundrejt 36% për Marine Le Pen. 18% e të anketuarve nuk kanë shprehur synimin për të votuar.
• 34% e votuesve të pavendosur

• Tetë votues në dhjetë të Marinë Le Pen (81%) thonë se ata janë të sigurt për zgjedhjen e tyre, tetë pikë më pak se para një jave. 78% e atyre të Fillon thonë se ata janë të sigurt për zgjedhjen e tyre, si dhe 67% e votuesve të Emmanuel Macron, 66% nga ata të Jean-Luc Melenchon dhe 67% e atyre që Benoît Hamon.

• Në nëntë ditët e raundit të parë, një e treta (34%) e votuesve që planifikojnë të votojnë, nuk shprehin synimin për të votuar ose ende mund të ndryshojnë mendimin e tyre. 

Shpresojmë që francezët të bëjnë zgjedhjen e duhur për vendin e tyre dhe ti japin të drejtë Winston Churchill i cili me krenari fliste për Francën në vitin 1944 si një vend të cilit i ishte mirënjohës për kontributin që i kishte dhënë kulturës dhe lavdisë së Evropës dhe mbi të gjitha për sensin e lirisë personale dhe të drejtat e njeriut të cilat shkëlqyen nga shpirti i Francës…
Sigal