Ylli Dylgjeri/ Rama, si “qeni i Menkulasit”

1114
Sigal

Gazetari Ylli Dylgjeri, nëpërmjet një ironie therëse ka reraguar në lidhje me sulmin që PS i bëri gazetës gjermane Bild, pas shkrimit për Shqipërinë.

Dylgjeri, në një postim në rrjetet sociale, PS e cilëson si “stallë”, Ramën si si “qeni i Menkulasit”, ndërsa deputetët, si “rojet e tij”. Dylgjeri ironizon Ramën, pasi ky i fundit tha se në lidhje me sulmin ndaj gazetës Bild, deputetja Gjylameti “ka dalë me kokën e saj dhe nuk më ka pyetur mua!”.

Postimi i Dylgjerit:

Rama, si “qeni i Menkulasit”

-Pasi punova për Ben Ahmetin po shkruaj diçka edhe për Gjylametin! I pyetur se pse nxore deputeten Gjylameti të sulmojë gazetën kryesore Gjermane Bild,  Edi Rama nxitoi ta shiste deputeten në fjalë.

Ai tha se Ajo ka dalë me kokën e saj dhe nuk më ka pyetur mua! Këtu mu kujtua një histori e shkruar nga shkrimtari (i ndjeri) Dritëro Agolli, te libri “Jeta në Letërsi”. Autori me elegancë përshkruan atmosferën revolucionare që krijohej në vend pas përvjetoreve të fjalimeve të Udhëheqësit të kohës Enver Hoxha. Bëhej fjalë për fjalimin e Tij të 6 Shkurtit…për Zakonet e vjetra, burokracinë, dhe vajtjen në bazë të kuadrit, etj.

“Punoja në gazetën “Zëri i Popullit” dhe kisha porosi të shkruaj për jehonën e fjalës, por nuk po gjeja një fabul për të nisur shkrimin-thotë Ai.

Në këtë kërkim, më vjen një ftesë dasme për në Menkulas, në fshatin tim të lindjes. Një djalë fshati martohej e Unë duhet të isha dasmor.…mbrita në Menkulas. Dasma bëhej në Shtëpinë e Kulturës e fshati ishte i tëri  aty…

Filloj rakia e muzika, unë me kryesinë e kooperativës ishim ulur në tavolinën qëndrore kur prapritur hapet dera e sallës dhe hyn i trembur një fshatar që punonte në blektori. Pasi i afrohet Kryetarit, i thotë i pikëlluar:

E hëngri dhe tjetrin! Në tavolinë plasi gazi…

Çka ndodhur? – pyes Unë

Kryetari më sqaron: Brigadieri ynë në blektori  pas leximit të fjalës së Enverit për burokracinë i ndron rojet e stallës së viçave 1 herë në javë që të mos “ambjentohen”. Qeni i stallës nuk i njeh dhe i ha!… Kështu edhe Rama, s’po i njeh më rojet e Tij në stallën PS. E hëngri dhe Gjylametin…