Ylli Dylgjeri: Për cilët qen e ka fjalën Kryeministri?

844
Sot në një reagim në FB ndaj intervistës së dhënë dje nga Ministri i Mjedisit Lefter Koka në TV Ora News, Kryeministri im, Edi Rama, pasi ka vënë në dukje arritjet e Policisë së Shtetit, e ka mbyllur reagimin me fjalët: 
Qentë le të lehin, karvani ecën përpara… Shprehje kjo e dëgjuar herët nga brezi ynë, thënë nga Enver Hoxha në një fjalim. 
E përsëritur në mënyrë korrekte kjo thënie e Enverit është një përgjigje për afro 50 vjet me radhë ndaj kritikave të botës së lirë ndaj sistemit tonë të diktaturës së proletariatit. 
Pra Enver Hoxha e përdorte për kundërshtarët e sistemit komunist fjalën ‘qen’, dhe ‘karvani’ ishin komunistët dhe shoqëria që i ndiqte ato. Pra shprehja, ishte fyerje ndaj “botës kapitaliste dhe revizioniste që na rrethonte”. 
Po zoti Rama ndaj kujt e përdor këtë shprehje?
Thënë troç, qentë këtu janë ministrat e kabinetit apo kundërshtarët e brendshëm që bashkëpunon çdo ditë për të realizuar programin qeveritar. 
Janë aleatët në koalicion që duke u përdorur për ta, është një shprehje shumë fyese, e cila përbën skandal në gojën e të Parit të qeverisë. Nëse ministri apo ministrat janë “qen” që s’vlejnë, atëherë duhen hequr nga kabineti. Është në tagrin e Tij t’i heqë këta “qen” që s’vlejnë më për Të. 
Këtu s’ka ekuivoke. Edhe në shkollën e qenve të Ministrisë së Brendshme kur nuk iu binden apo nuk arrijnë programin mësimor, qentë e drogës shpallen në ankandin e shitjes. Nëse Kryeministri e ka pastaj këtë shprehje për qentë e rrugës (që s’ka mundësi), dhe kjo sërish bie, sepse sot ato Kryetari i Bashkisë i ka tredhur e matrikulluar, kështu që s’e trembin më karvanin. 
Nëse komunikimi do të vijojë kështu; atëherë nuk bëhet më fjalë për vazhdimësi pune me aleatë. Nuk bëhet fjalë për qeveri. Në gjuhën e Kryeministrit kjo marrëdhënie mund të jetë vetëm një qenëri.
Sigal