Xhevdet Zekaj: Ringritja e Federatës së Peshëngritjes

680
Sigal

O Ilir Suli, po me Gudarin çfarë pate?!

 

E mbajta në krahë tërë
ditën 
Edhe zëmër i dhashë …Mbahu ! 
Të nesërmen ne fshat kur arritëm…. U tha të tjerëve: 
Më rrahu !.

 

Asnjëherë nuk kam
qenë palë në zgjedhjet dhe pafundësinë e problematikave të federatave
shqiptare, madje aq më shumë të jem pozicionuar kundër ndonjë sportisti dhe pro
presidentëve, por në rastin e FSHP ka një problem dhe më serioz. Ilir Suli, një
mik imi, një ish sportist i madh, por në sportin e peshëngritjes ka shumë të
tjerë dhe më të mëdhenj se ai, madje me rezultate mbresëlënëse apo dhe si shumë
peshëngritës që janë dënuar për përdorim substancash të ndaluara, apo thjeshtë
e shkurt përdorim dopingu, prononcohet hapur, por me një justifikim ku do të
ketë njërën dorë në bakllava tjetrën në revani. Ilir Suli pasi shpreh mirënjohje
pafund për ato që ka bërë E. Gjoza për suportin e tij, (harron të thotë apo
tregojë se çfarë ka bërë edhe akademiku Gudar Beqiraj) papritur dhe në mënyrë
krejt jo korrekte shpif, dezinformon apo dhe sulmon se: “Unë, si Ilir Suli po i
besoj, ( Pra i beson dhe vlerëson Elez Gjcajn-xh.z) dhe po i bëj kritikë për të
vetmen arsye. Ai (Elezi-xh.z) ka shtuar në këtë proces Studentin, dhe një ekip,
Alba në mos gabohem, gjithashtu ka futur dhe Gudar Beqirajn”.- deklaron Ilir
Suli. Duket qartë se është i pasaktë dhe në problematika të tjera te deklaratës
ose e ka bërë shkrim për ndonjë nder apo në ethet e euforisë apo ai e di përse..
Nuk, di fare se çfarë ndodh me Albën e Studentin, por besoj sa tek Elezi, por
shumë më tepër tek Blendi Nallbani, se nuk mund të abuzojnë me detyrën e tyre për
të shtuar klubin STUDENTI, i quaj të pakonfirmuara dhe shpresoj të kem të drejtë.
Por shkrimi dhe revolta ime është mënyra se si abuzohet, keqpërdoret dhe nuk
respekt për 1milionë arsye, kryegjyqtari i Peshëngritjes apo Shoqata e
Gjyqtarëve, akademiku e ish sportisti Gudar Beqiraj. Për një gjë jam i sigurt: Nëse
rregullorja dhe statuti nuk e lejon të votojë përfaqësuesi i shoqatës së
gjyqtarëve të peshëngritjes, zoti Elez Gjozaj nuk do bëjë shkelje! Ai me
qytetari do të tërheqë apo riparojë shkeljen! Dhe unë besoj! Besoj se z.Gjozaj
synon të bëjë federatën dhe nuk e fillon me shkelje mandatin e ri! Por këtë përpara
tij nuk e pranon z. Gudar! Prandaj mos u shqetësoni! Ata janë për rregulla dhe
jo për rrumpallë! Jo vetëm për etikën e sjelljen për këtë personalitet, jo vetëm
për kontributet pa fund që ka dhënë Z.Gudar Beqiraj për peshëngritjen dhe
sportin në përgjithësi, por për një arsye dhe vetëm një: Në FSHF presidenti
shoqatës së gjyqtarëve voton! Është në statut! Po kështu dhe në statut të FSHP është
sanksionuar e drejta e votimit, për të votuar edhe shoqata e gjyqtarëve, pra se
kujt ia delegon ajo të drejtën, kjo nuk është e drejtë ,as vendimi e as abuzimi,
as e Ilir Sulit apo e atyre që rrinë në prapaskenë. Zoti Gudar 35 vjet në
gjykim tek peshëngritja, si askush tjetër, madje shpesh e shumë shpesh, dhe
prej shumë e shumë vitesh është dhe në qindra e mijërave aktiviteteve ndërkombëtare
të peshëngritjes. Prandaj, përpara disa vitesh, ai u dekorua nga Federata Botërore
e Peshëngritjes, me medaljen më të lartë që ajo disponon dhe që e kanë marrë
vetëm tre persona, dhe i treti është Gudar Beqiraj, shqiptari i peshëngritjes.
Për kontribute të mëdha, për aktivitet 50 vjeçar pranë shtangës shqiptare e botërore.
Iritimi vjen, për arsyen e thjeshtë, se t’i lutemi zotit e falënderojmë që na
ka prurë pranë sportit akademikun Gudar Beqiraj, atë burrë të madh që do e respekton
sportin e peshëngritjes në veçanti, por dhe çdo peshëngritës, ashtu si dhe Ilir
Sulin e madh të shtangës, por dhe si një zhurmues i vogël për rastin Beqiraj. Ilir
së shpejti, siç jam informuar nga burime të besueshme vendase dhe të huaja do
vinë në Shqipëri Presidenti i Federatës Botërore të Peshëngritjes dha
Presidenti i federatës Evropiane të Peshëngritjes vetëm për të vlerësuar
z.Gudar Beqiraj, për kontribute të pafundme për sportin e peshëngritjes dhe në
arenën ndërkombëtare. Mua pak më shqetëson se kush fiton, Berisha, Masllavica
apo Gjozaj, por vizioni dhe e ardhmja e peshëngritjes. Më intereson respekti
dhe mirënjohja për një kontribuues real të zhvillimit të peshëngritjes në Shqipëri,
për ata që marrin përgjegjësi dhe sigurojnë rezultate dhe në këtë rast z.Gudar
jo vetëm duhet të votojë, por edhe të respektohet sepse ai po zbaton të drejtën
sipas statutit të federatave dhe Ligjit të Sportit. Natyrisht, edhe ne gazetarët
dhe mediat duhet të jemi korrekt e të kujdesshëm e të mos abuzojmë me fjalën
dhe aq më shumë kur dëmtohet figura apo imazhi i të tjerëve, në këtë rast në
gazetën sportive është abuzuar në sulmin e qëllimshëm dhe dezinformues për një
personalitet si akademiku Gudar Beqiraj! Elez Gjozaj, nëse mendon të fitojë me
abuzime, që nuk jam i prirur t’i besoj, sepse mbaj mend që e kam parë në studio
pas fitores së parë ishte së bashku me ish kandidatin kundërshtar z. Theodhor
Masllavicën, dhe madje atë e emëroi dhe zv. president të FSHP? Nëse do të ishte
e vërtetë se kish qëllim të manipulonte përse duhej të emëronte atë në këtë
detyrë?

Por jam i prirur, të
besoj tek heshtja për këto probleme të peshëngritësit kampion, një drejtuesi të
suksesshëm si Muaharrem Berisha, i cili nuk pranon dhe nuk hesht përballë asnjë
padrejtësie. Dhe nëse ky i fundit fiton, për mua është njësoj si dy të parët. Por,
Ilir nuk janë arsye këto, që pasi kujton e respekton ato ndere, respekte që ka
bërë Elezi për ty institucionalisht dhe privatisht dhe të tjerë, atëherë ti
deklaron në fund të shkrimit se: “Unë personalisht mbështes Godellin (i cili
vazhdon të jetë i dënuar për dopingun?!), peshëngritësit e tjerë dhe Dhorin. I
uroj suksese”. Pra je subjektiv dhe vota është e fshehtë dhe harron fjalët
e mira që thua, për ato që ka bërë Elez Gjozaj në fillim të deklarimeve. Ilir,
kësaj pune i shkojnë shumë përshtat fjalët e të madhit Dritëro Agolli:

 

E mbajta në krahë tërë ditën 
Edhe zëmër i dhashë …Mbahu ! 
Të nesërmen ne fshat kur arritëm…. U tha të tjerëve: 
Më rrahu !.

 

Ilir, lere të
fitojë më i miri! Por, nëse z. Gudar Beqiraj shpallet dhe President i Nderi i
FSHP, sipas mendimit tim modest, i bëhet nder Federatës, jo kryegjyqtarit
legjendar shqiptar e ndërkombëtar dhe sportistit e akademikut.

Suksese të gjithëve
në zgjedhje! Të fitoi më i mirë!

FSHP të marrë
fronin e triumfit, aty ku ka pas vendin në sportin shqiptar dhe jo të ngelet
peng i dopingut, drogës, sherreve dhe luftës brenda llojit!

 

Xh. Zekaj