Xhelil Aliu/Pse duhet të kenë privilegje zyrtarët e shtetit që dorëzojnë çelësat

500
Sigal

Përpara pushtetit të ri të dalë nga zgjedhjet e paimagjinueshme dhe tepër spektakolare të 23 qershorit 2013 ngrihet një mal i madh me terrene tepër të thepisur që kërkojnë shumë mend, muskuj e nerva të tendosura për tu kapërxyer. Me drejtues që kanë vërtetë dëshirë të bëjnë diçka për këtë vend dhe me një program tepër ambicioz, votuesit janë shpresëplotë se mali do të kapërxehet. Por, jo thjeshtë me dëshirë e entusiazëm euforik. Ai kërkon të ndërmeren masa të rrepta, por të domosdoshme, pa të cilat është e zorëshme të arrihet suksesi. Unë nuk dua të ndalem në detaje të hollësishme të programit të punës qeverisëse, pasi besoj se ai është i mirëstudjuar dhe do të punohet për tu bërë realitet. Por, më tërhoqi vëmendjen Gazeta Telegraf me një shkrim të zotit Fadil Kepi, një personalitet i zoti për fushën e vetë dhe i pakursyer për t’iu shërbyer qytetarëve. Shkrimi i zotit Kepi fliste për trajtimin financiar të zyrtarëve të lartë të shtetit dhe administratës shtetërore. Nuk di se sa e ka tërhequr vëmendjen e lexuesve ai shkrim, por më bëri përshtypje shënimi “Mos komento!”. Kush dhe pse nuk dëshiron që të komentohet mbi atë që duhet të dijnë taksapaguesit shqiptarë? Unë mendoj që duhen shkrime dhe programe të tëra radiotelevizive, ku shqiptarët  të hapin sytë e të mësojnë se si u ripet lëkura me stërrall prej një administrate të fryrë deri në shifra të paimagjinueshme.  Ligjet që janë bërë në kohën e piramidave të Sali Berishës në mars të vitit 1996 nuk duhet të mbeten të paprekura, pasi ato kanë dalë nga një realitet i rremë, i cili i la shqiptarët me gisht në gojë. Ato ishin ligje të aprovuara në sofrën e qorrave që rrëmbenin ç’të mundinin dhe bënin ato që bënë. Por, të vazhdosh ende më ato ligje, që u japin të drejtë punonjësve të administratës të përfitojnë padrejtësisht shuma marramendëse me lloj-lloj ligjesh e nenesh, është e pa falëshme. Pse u dashka patjetër që një zyrtar që lë detyrën apo largohet prej saj të ketë përfitime pas përfitimesh, me rroga e me peëdhjetëpëqindësha, me dieta e me makina, me celulraë e me sekretare, madje edhe me pensione speciale, aqsa edhe vetë ata që i përfitojnë këto, habiten me vehten. Dhe kështu na dalin pastaj milionerët dhe miliarderët që ngrysen prasa e gdhihen asa. Është e domosdoshme që të ndërmeret një reformë e thellë në tërë strukturat e shtetit, i cili është ngarkuar me barrë tepër të rënda. Në çdo ministri e dikaster, në çdo institucion e ndërmarje ka një fryrje të paimagjinueshme me lloj-lloj strukturash, të cilat as vetë nuk e dijnë se me çfarë meren. Lloj-lloj emërtesash me drejtorë e nën drejtorë, me Shefa departamentesh e Shefa sektorësh, me sekretarë e monitories, paguhen me rroga marramendëse, pa e ditur se pse qëndrojnë në atë vend. Për të justifikuar pagat e tyre tepër të majme janë krijuar edhe struktura të reja me lloj-lloj emërtesash, si Drejtori e Kontroll-Rvizionit, Komitet Drejtues, Këshill Drejtues, Këshill konsultativ, Këshill administrative, Bord tenderash, Bord monitorues etj etj, saqë të meret mendja nga emërtesat e shumta. Nuk po flas këtu për punë aftësish, pasi jo pak prej tyre “kanë ardhur nga dhitë e ja në bërë zabitë”, duke  blerë  nga një karton sa për tu quajtur me diplomë. Ky është një karshillëk dhe fyerje e rëndë për ta specialistë të aftë e të arsimuar, me një përvojë shumëvjeçare mbi supe, të cilët vijnë vërdallë, pa i vënë në shërbim të vendit njohuritë dhe zotësinë e tyre. Dhe akoma më e rëndë është kjo edhe për njeriun e thejshtë që vjenv ërdallë për një  punë çfarëdo, ku të marë dy lekë. Kujt i duhet ky lloj shteti shpërfillës për jetën e qytetarëve? Kujt i duhet kjo lloj lirie e demokracie, në emër të së cilës flitet me zë të lartë, pa patur gjë në torbë.  Është e nevojëshme që të ndërmeret një reformë e thellë, mbase që në krye të vendit, që tek vetë Parlamenti. Është lluks shumë i madh për një vend si i yni që mban 140 deputetë, vetëm për një popullsi që nuk e kalon shifrën e dy milionëve brenda vendit. Me kaq pak njerëz, të cilët janë të përqëndruar kryesisht në disa zona urbane, do të mjaftonin vetëm 40 deputetë. Atëhere, përse na duhet një shifër kaq e madhe me njerëz që i kushtojnë shumë shtrenjtë buxhetit të shtetit? Sepse nuk janë vetëm këta 140 deputetët që paguhen. Janë edhe ata që ishin në legjislaturën e kaluar, të cilët vazhdojnë t’i marin frtutet e deputetllëkut. Dhe, nëse llogarisim edhe klanet e secilit nga këta deputetë, familjarë e farë e fis, shokë e miq që me emrin e deputetit të tyre përfitojnë padrejtësisht, atëhere mund të meret me mend se çfarë bëhet në këtë vendin tonë të vogël, por me probleme e halle të mëdha.

Jam i prirur të besoj e të shpresoj se Koalicioni i majtë që ka ardhur në pushtet do të bëjë gjëra të bukura për këtë vend. Por duhet patjetër që t’i shpallë luftë pa kompromis burokracisë vdekjeprurëse të shtetit. Duhet pa tjetër që të bëhet një krehje e thellë në administratë, jo për të larguar disa e për të sjellë disa të tjerë, por për të mbajtur ato struktura e emërtesa që janë funksionale në shërbim të zbartimit të atij programi me të cilin u fitua pushteti. Duhet luftuar që të mos rëndohet barra e pushtetit nga servilët, lajkatarët, njerëzit marifetçinj, që tani, pas pilafit kërkojnë të marin dekorata të pamerituara.  Ata janë si mola që bren drurin çdo ditë, deri sa rrëzojnë krejt çatinë. Duhet larguar një herë e mirë imazhi i qeverisjes me koncepte shpellare e bajraktariste, e cila e shkatërroi shtetin deri në qelizë. Shqipëria është vend i vogël që mund të bëhet shumë shpejt për ta patur zili. Kur të ndodhë kjo, do tu pritet rruga abuzuesve me pushtetin dhe do të mërin frymë lirisht qytetarët e thejshtë.