Xheladin Çelmeta/ Shfuqizimi i menjëhershëm i aktit normative që penalizon ushtarakët

69
Premtimi i pak ditëve më parë i ministrit të Mirëqenies Sociale e Rinisë, z. Blendi Klosi për ndërprejen e debive të krijuara për shkak të aktit normativ të vitit 2009 në pensionet e ushtarakëve, natyrisht që u përshëndet nga ana tyre, por ama, vetëm si hap i parë drejt zgjidhjes përfundimtare të problemit. Kjo, sepse ushtarakët gjykojnë se një zgjidhje gjysmake, nuk do të bënte gjë tjetër, veҫse do të legjitimonte një diskriminim të ri, një pabarazi të re përpara ligjit, brenda vetë komunitetit të ushtarakëve. 
….
Prononcimi i presidentit të Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë, z. Kujtim Çako, në takimin në MMSR, ishte mëse i qartë, lidhur me thelbin e problemit; eleminimin e shkakut që solli këtë pasojë rrënuese tek ushtarakët në rezervë që trajtohen me pensione të parakohshme, qysh prej 6 vitesh e kusur, por edhe ata në lirim në përgjithësi: Shfuqizimin urgjent të aktit normativ, që “iu rrëmbeu” atyre rreth ¾ e masës së pensionit që iu takon ligjërisht.
….
Kush e pengon sot qeverinë aktuale, që të paraqesë në Parlament për votim draftin për shfuqizimin e menjëhershëm të aktit normativ për pensionet e ushtarakëve? …
Ku është transparenca e qeverisë, lidhur me këtë problem? Cili është “boomerang”-u në këtë mes? 
Përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe shumë të tjera, mund t’i lexoni në opinionin e Xheladin Çelmeta, nesër në Gazetën Telegraf….