Vota e 18 Qershorit, kundër arrogancës!

558
Klevi Pojana
Nënkryetar i LRI dhe Anëtar i Kryesisë së LSI
LSI gjithnjë në rritje, partia e çdo shqiptari duke qëndruar me thjeshtësi pranë njerëzve 
Lëvizja Socialiste për Integrim, forca që ka besimin tone politik, qëndron me thjeshtësi dhe vendosmëri pranë qytetareve duke u kthyer kështu, në partinë e çdo shqiptari. 
LSI qëndron tashmë si alternativa politike që përfaqëson vlerat më të mira të socialdemokracisë në Shqipëri dhe mbështetet fort në parimet e pjesëmarrjes, barazisë gjinore, meritokracisë, transparencës dhe votës së lirë. Demokracia e brendshme dhe kolegjialiteti në marrjen e vendimeve janë tregues të qartë se LSI forcohet sepse zbaton çdo dispozitë statusore dhe i jep jetë zërit të çdo anëtari, në zgjedhjet e brendshme dhe në marrjen e vendimeve politike, e gjitha kjo në funksion të përmirësimit dhe progresit. LSI vazhdon të rritet dita-ditës sepse gjen gjithmonë e më shumë mbështetje tek qytetaret e thjeshtë të këtij vendi, të cilët shikojnë tek LSI një shans për të gjithë shqiptarët, në mënyrë që të arrijmë integrimin evropian të vendit sipas standardeve më të mira. Të rinjtë shqiptarë shikojnë tek LSI një shans për të pasur një sistem edukimi më cilësor dhe më tepër mundësi punësimi, e ardhmja jone mban vetëm një emër, Shqipëri. Qytetarët mbarë, shikojnë tek LSI një shans për të pasur me shumë vende pune, të mirë paguara dhe të sigurta, më shumë shërbime dhe politika të prekshme, shohin një shans për zhvillimin e ekonomisë dhe krijimin e një klime pozitive për biznesin dhe familjet e tyre. LSI është një forcë progresiste që punon për qëndrueshmëri, për zhvillimin e dialogut, për të rritur frymën e bashkëpunimit, për të ndërtuar e zhvilluar një shtet të së drejtës, social e demokratik. Ne qëndrojmë krenare e të vetëdijshëm për historinë e popullit tonë duke besuar fort tek një e ardhme më e mirë. Të dashur miq unë besoj fort se me 18 Qershor, çdo njësi administrative e Tiranës do ta nxjerr LSI forcë të parë politike, sepse Tirana jonë nuk mund të ecë si një qerre, të gjithë së bashku ne do ta kthejmë Tiranën në lokomotivën e madhe që ecën më shpejt në shinat e duhura të zhvillimit dhe të rinjtë do të jenë energjia e këtij revanshi. Dikur në këtë sallë është thënë, se rinia është dielli që do të lindë nesër, por ne sot e themi këtu dhe me bindje se dielli i rinisë ka lindur dhe ne s’do ta lëmë kurrë të perëndojë, sepse e duam Shqipërinë të ndriçuar! Për këtë arsye unë jam i bindur se LSI dhe Ilir Meta do të jenë të parët, sepse LSI dhe Ilir Meta mbështesin më shumë se kushdo tjetër rininë, duke i hapur rrugën qindra e mijëra të rinjve për t’u bërë pjesë e politikë bërjes dhe vendimmarrjes! 18 qershori do te jetë LSI, sepse LSI do të thotë të integrohesh, do të thotë të qëndrosh pranë qytetarit, do të thotë të besosh, se ti mundesh.
LSI është forca politike që përfaqëson strukturën dhe përmbajtjen jo fasadën dhe reklamën! 
18 Qershori do të jetë Ilir Meta, sepse Ilir Meta do të thotë tolerancë, thjeshtësi, bashkëpunim, progres dhe stabilitet. Ilir Meta është burrë i fjalës së dhënë dhe fjalës së mbajtur! 
LSI dhe Ilir Meta përfaqësojnë në politikën shqiptare zgjidhje dhe jo zgjedhje për një ngërç politik! Për ta mbyllur dua t’ju citoj fjalët e Robert Kennedy që lidhen fort me filozofinë fituese të LSI ndër vite, LRI-në. “Kjo botë kërkon cilësitë e të rinjve: jo si një kohë të jetës, por si një gjendje te mendjes, një temperament i vullnetit, një cilësi e imagjinatës, një epërsi e guximit ndaj druajtjes, e oreksit për aventurë mbi dashurinë për gjerat e lehta.” Tani ju lutem për një duartrokitje të fortë , as sa të tundet Pallati i Kongreseve siç do të tundet me 18 Qershor politika e vjetër e arrogancës , konfliktit dhe retorikës boshe për ti lënë vendin një vizioni te ri, politikës për qytetarët e thjeshtë të këtij vendi, politikës së një shansi për të gjithë!
Sigal