Vota antiamerikane e qeverisë Rama dhe pasojat e saj, pse diplomacia shqiptare ka rënë në “gjumë”

Ambasadorët përfaqësues të diplomacisë sorosiane - hilariane, diplomacia e dobët shqiptare, pse ne i detyrohemi Amerikës, si u bë procesi i votimit në OKB dhe kush mban përgjegjësi

Diplomati Spartak Topollaj i ftuar në emisionin “Aktualitet” në Shijak TV me gazetarin Bejdo Malo është shprehur mbi votimin kundër të Shqipërisë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rezolutën e Jerusalemit. Diplomati ka hedhur dritë mbi gabimin e rëndë të qeverisë shqiptare dhe qëndrimin e saj antiamerikan dhe anti Trump kur 97% e shqiptarëve mbështetin SHBA. 

-Përshëndetje, mendoj të ndalemi tek vota e Shqipërisë në OKB kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të gjitha nuk kanë vlerë sepse është hera e dytë e Edi Ramës që pas armëve kimike që luan role nga më të pashpjegueshmet, enigmatike ose më saktë është në rrjedhën e Partisë së Punës së Shqipërisë për qëndrimin ndaj Amerikës. Për të diskutuar këtë problem kam ftuar në studio ambasadorin Spartak Topollaj. Mirëserdhët ambasador!

Mirë se ju gjeta!
-Ju kam zgjuar herët sepse do të doja të na sillnit këtu një këndvështrim specialisti të mirëfilltë, të fushës. Sipas jush çfarë ka ndodhur? 
“Zgjimi herët për moshën tonë tani nuk është problem, nuk hyn as te sakrificat është një gjë normale por me gjithë mend më duhet të them që mbrëmë kam bërë një gjumë të trazuar. Jo vetëm unë jam i sigurt që gjithë shqiptarët i kanë bërë pyetjen vetes: Ore, a janë në vete këta liderët tanë politikë që qeverisin sot Shqipërinë, që guxojnë t’i bëjnë një karshillëk të tillë kaq të shëmtuar Amerikës?! Këtu nuk është çështja për t’u servilosur, ne e kemi konsumuar disa herë këtë temë. Dhe natyrisht ne jemi një vend i vogël por për detyrimet që kemi ndaj fuqisë më të madhe të botës dhe shtetit më demokratik të botës, vota jonë duhet të jetë gjithmonë pro amerikane. Në ç’kuptim? SHBA- të u investuan që në fillimet e shtetit të ri dhe të pavarur shqiptar. Tashme këto janë thënë dhe stërthënë, prandaj dhe nuk do zgjatem se ishte qëndrimi i SHBA dhe Presidentit Wilson ata që e shpëtuan Shqipërinë nga një asgjësim total pasi e kishin kafshuar egërsisht gjysmën e territoreve. Vendimet e Konferencës së Ambasadorëve të vitit ’13 tashmë dihet që e copëtuan Shqipërinë dhe i shkëputën nga trungu i saj gjysmën e territoreve të popullsisë, pra gjysma e kombit mbeti jashtë. Kjo histori tragjike për shqiptarët dihet ta them me plot gojën që ishte kënaqja e orekseve imperialiste të kohës në prag të Luftës së Parë Botërore, sepse edhe një vit më vonë filloi kjo luftë. Dhe kjo nuk duhet konfrontuar me qëndrimin e sotëm edhe pse shpeshherë ka momente që dalin reflukse të tillë, ka momente që ka shenja të një mentaliteti që të bëhen pazare me trojet shqiptare. Një nga ato dhe unë e them me plot gojën është Çështja e Demarkacionit. Edhe pse në këtë pikë edhe amerikanët janë për tu bërë demarkacioni i Kosovës me Malin e Zi këtu ka vend për tu ndalur. Unë nuk them për të marrë armët e për të luftuar, sepse tashmë edhe Mali i Zi është një shtet demokratik...

-Edhe në NATO
Është në NATO, ka pluralizëm, u përball me serbët...

-Qartë, dua të ndalemi këtu... ajo që përfaqësoi Shqipërinë është Besjana Kadare, vajza e Z. Ismail Kadare. I ngelet asaj kjo votë sepse kur Pëllumb Kulla nuk vajti dhe votoi pro Gjermanisë ne OKB një herë i ngeli Pëllumb Kullës sepse tha nuk arrita dot nga trafiku etj, apo i ngelet qeverisë shqiptare? Si është procedura e votimit të një ambasadori në OKB?
Tani më duhet të jem i saktë në këtë pikë sepse kjo është një temë shumë delikate. Të kërkosh përgjegjësinë e këtij votimi tek përfaqësuesja jonë në Kombet e Bashkuara është gati-gati naive. Më duhet të them që, jo vetëm Besjana por edhe babai i saj, gjeniu Kadare e kanë shfaqur haptas veneracionin për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe këtu nuk ka asnjë iluzion. Në rastin konkret ajo është përfaqësuese e Shqipërisë..

-Mund ta jepte dorëheqjen ose mund të mos pranonte verdiktin ,sepse midis të qenit ambasadore dhe një akti që mund të shënohet përjetësisht në librat e historisë zgjodhi të votonte. Apo kjo është çështje e brendshme?
Kjo është çështje rreptësisht e brendshme, por unë do të thosha këtë që është një lloj Donkishotizmi në këtë rast. Pse? Po. Sepse, nëse do ta bënte këtë gjë, po flasim ambasadorja jonë, do të gjendej zv ambasadori, gjendej dikush tjetër që shkon dhe voton. Pra, nuk do të ndryshonte ndonjë gjë. Këtu duhet kërkuar shumë më lart. 

-Pra atë heroin nuk e kemi... qartë!
Këtu nuk ka vend për heronj, këtu ka detyrim. Ky ishte një obligim i qeverisë shqiptare dhe i diplomacisë.

-Unë them se edhe roja i Ish-Ministrisë, të kohës së Partisë Demokratike nuk do ta pranonte, kushdo që t’i thoshte, voto kundra Amerikës. Unë tek kjo e kam. Vijmë tek mekanizmi, kush e urdhëron e si veprohet? 
Nuk është pa rëndësi edhe fakti që votimi ndodhi në prezencën e vetë kryeministrit Edi Rama në SHBA. 

-Rama nuk e ka fshehur që është kundër Trumpit, ka thënë fjalët më të ndyra që mund të thotë një njeri kundër Presidentit të SHBA-ve. Çfarë prisnim nga Rama? 
Unë do të korrigjoja pak, nuk do thosha fjalët më të ndyra. Fjalimi më idiot që mund të mbajë kryeministri i një vendi si Shqipëria, jo vetëm pse është një vend i vogël, por edhe se kemi kaq shumë detyrime ndaj Amerikës. Ka qenë pikërisht ai fjalim ose ato fjalë që që Edi Rama tha në Zërin e Amerikës, por edhe në raste të tjera para se të zgjidhej Trump.

-Edhe pasi u zgjodh tha, se unë nuk ndryshoj asgjë në qëndrimin tim. 
Po pa diskutim që ai shfaqi bindjen e tij. Këtu meriton të lëvdohet për sinqeritetin e tij. Nëse mund ta quajmë sinqeritet, sepse është budallallëk me okë, siç thotë populli, që ti të flasësh me atë gjuhë kundër njërit prej dy kandidatëve që do zgjidhen. E para, Rama e bëri pasi u sigurua pas sondazheve të pafundme të siguruara nga Sorosi e kompani që fituese do të jetë Klinton dhe për t’iu servilosur asaj, po duket se dhe për ta ndrequr me Amerikën, sepse siç ka thënë bukur vetë Kadareja në PS ekziston një krah i fuqishëm stalinist. Edi Rama lëshoi ato proçka ndaj Donald Trump. Ne kemi qenë në këtë studio dhe ti, Bejdo je dëshmitari i parë që unë kam thënë se Trump do fitojë. 

-Qartë, jam shumë dakord! Ç’është ky ambasador që nuk merret me votën sesi do të votojë Shqipëria, por merret me një provinciale si Arta Marku, e cila nuk dihet se çfarë është, ka bërë 40 herë kërkesë për t’u bërë prokurore dhe i bën një PR të llahtarshëm.
Po, do vijmë edhe tek ambasadori, por do doja të vazhdoj në këtë linjë edhe pak sekonda të tjera. Votimi u parapri nga një fjalë e përfaqësueses së SHBA, në OKB Nikki Haley, e cila për fatin tonë...

- Z. Ambasador, më e pakta që mund të bënim ishte abstenimi. Po Donald Lu duhet të thotë diçka për votën e Shqipërisë? Apo ai vetë është anti Trump? Çfarë mendimi keni j?
Po patjetër që s’më vjen aspak zor ta them që ai është një anti Trump i deklaruar. Ai nuk përfaqëson Presidentin e SHBA-ve. 

-Atëherë mbetet fjala e Berishës që tha, se ai është ambasadori i Edi Ramës në SHBA dhe jo ambasadori i SHBA-ve në Tiranë.
Ai është përfaqësues akoma përfaqësues i diplomacisë sorosiane- hilariane në diplomacinë amerikane. Në këtë rast në Shqipëri.

-Sipas përvojës tuaj të gjatë edhe si konsull por edhe si ambasador e përfaqësues i Shqipërisë në shumë vende, një ambasador ka çështje prioritare votën në OKB, pro një vendimi të Amerikës apo ka pro ndaj budallallëqeve të tjera?
Do ta vazhdoja pak, se më ndërpreve linjën e mendimit. Pra për përfaqësuesen e SHBA-ve, një nga diplomatet më të shkëlqyera dhe patjetër më e rëndësishmja që Shtetet e Bashkuara kanë në misionet e tyre në botë. Kanë 198 ambasada dhe përfaqësuesja në OKB është padyshim më e rëndësishmja. Për një koincidencë tonën pozitive ajo është martuar me dikë me origjinë shqiptare dhe ajo vetëm një ditë më parë bëri një gjest shumë sinjifikativ. Mori pjesë në një pritje të konsullatës së Kosovës në New York dhe ishte e sigurt që vota e Shqipërisë do t’i bashkohej atyre 9 votave të tjera dhe kulmi është, se Shqipëria votoi kundër. Kjo është e papranueshme, e pafalshme. Kush ia jep të drejtën Edi Ramës? Kur vetë deklaron... se kjo është të bësh një autogol, është një bumerang i tmerrshëm politik... kur deklaron se 97% e shqiptarëve janë pro amerikanë dhe ti voton kundër Amerikës.

-Ti ke iluzion se PS me beniaminin e saj Edi Rama janë pro Amerikës?
Kjo është të besosh se ka akullnaja dhe ajsbergë këtej nga deti i kuq dhe shkretëtira e Saharasë, andej ka vetëm rërë. 

-Ku ndryshon Gramoz Ruçi, cili është roli që i kanë besuar ata... e bënë për të pastruar paratë apo për afera politike.
Po këtu nuk po themi ndonjë gjë që do befasojë njeri, se atë e dinë të gjithë, sesa e duan Amerikën. Ka mbaruar ajo punë. 

-Sesa e donin shqiptarët Amerikën e provuan armët kimike...
Ajo ha një diskutim tjetër, sepse nuk është kaq e ngjashme. Nuk lidhet direkt me një diskutim të këtij niveli në raportet ndërkombëtare. Ajo ishte një çështje që u sensibilizua nga frika se shqiptarët...

- Shqipëria ka marrë goxha risqe kur ka pranuar muzhahedinët dhe ujgurët që nuk i pranonte asnjë shtet, ndërsa sot voton kundër, sepse votuan disa të ashtuquajtura shtete të Evropës.
Këto oshilacione politike dhe diplomatike të diplomacisë shqiptare që është jashtëzakonisht e dobët dhe unë po të përforcoj atë që kam thënë disa herë në këtë studio që, a thua se do m’i kishte dëgjuar fjalët mua... po e them këtu pa e fshehur atë modestinë që duhet të ketë njeriu, Behgjet Pacolli e tha haptas që ne kemi pritur shumë nga diplomacia shqiptare në një intervistë të këtyre ditëve të fundit. U mundua pak ta korrigjojë dhe tha, jo të gjithë por një pjesë e diplomatëve po flenë gjumë. Unë e kam thënë se në gati 5 vjet që është qeveria e majtë Rama 1 dhe 2 në pushtet, Kosovën e kanë njohur vetëm dy shtete e gjysmë, ndërsa sa ishte qeveria demokratike e njohën 112 shtete. Ky veprim, votimi kundër SHBA ndaj Palestinës është drejtpërsëdrejti edhe një thikë pas shpine ndaj Republikës së Kosovës dhe popullit shqiptar në Kosovë. Pse? Palestina është në avangardën e atyre vendeve arabe me miqësi dekadash me Serbinë dhe që jo një herë por me dhjetëra herë, krerët e saj që nga presidenti aktual deri tek ministrat e jashtëm të Palestinës dhe ambasadorët, sidomos ata në Moskë dhe Beograd nuk kanë lënë rast pa humbur për të deklaruar, se Palestina nuk do ta njohë kurrë Kosovën si shtet i pavarur duke i shërbyer politikës së Serbisë dhe sigurisht dhe asaj që qëndron pas politikës së Serbisë, politika putiniane e ariut të stepës. Në këto rrethana më duhet të them ku e gjen kurajën dhe ku e gjen guximin të përçmojë dhe injorojë dëshirën dhe raportet super-miqësore që pjesa më e madhe e shqiptarëve kanë me SHBA, që ky njeri urdhëron të votojë kundër rezolutës amerikane. Në këto raporte që janë shumë delikate ne duhet të na paraprijë si ylli polar pro amerikanizmi, se i detyrohemi asaj në njërën anë, por edhe se është më drejtë, kjo është kryesorja. Po nuk u shpjegua, pse Amerika e njeh Jerusalemin kryeqytet të gjitha të tjerat janë fjalë. 

-E ftoi lideri i opozitës dhe Monika Kryemadhi që duhet të ishin konsultuar me të gjithë faktorët politikë...Presidenti duhet të kishte marrë masat, duhet të kishte dhënë ky alarmin kur ne e dinim që pardje, se Shqipëria do votonte kundër Amerikës.
Është përgjegjësi dhe e Kryetarit të Shtetit pa diskutim, aq më tepër kur e di kë ka në krye të parlamentit dhe kë ka në krye të qeverisë. Edhe ai s’duhet të flejë gjumë atje, duhet të jetë shumë i shqetësuar se është votë e shtetit shqiptar dhe Kryetari i Shtetit është Ilir Meta dhe ai ka përgjegjësi të rëndë. Si mundesh ti të mos shpjegosh të vërtetën historike për Jerusalemin? Unë po të them që një pjesë e madhe e njerëzve nuk e kanë idenë se cila është historia e vërtetë e Jerusalemit. E di ti që arabët në këto troje po ashtu si në vende të tjera erdhën aty nga shek XIII? Ndërkohë që hebrenjtë kishin 2.000 vjet përpara që ishin vendosur në këto territore? Njerëzit nuk e dinë që egjiptianët e lashtë, pra jo arabë, egjiptianët e kohës faraonike ishin vendosur në Jerusalem që në mijëvjeçarin e tretë para erës sonë dhe flisnin gjuhën kananoike. Pastaj erdhën sumerët, akadët, asirianët, derisa mbërrijmë te greko romakët, bizantinët, kryqëzatat, arabët dhe ndërsa mbërritëm në shekullin XX në vitet ’13 dhe ’17 kur edhe Llojd Xhorxhi edhe Lordi Balfur u deklaruan për ndarjen e Izraelit nga Palestina.

-Z. Ambasador pa e politizuar shumë, votimi është gafë diplomatike, ne duhet të votonim pro ose më e keqja, që Edi Rama të ishte brenda me dy palët duhet të abstenonim.
Jo, as abstenim nuk pranohet në këtë rast. Ne duhet të votonim pro. Abstenimi është më i poshtër sesa votimi kundër. Në këtë rast abstenimi do të ishte më i poshtër, sepse e thënë bukur dibrançe “Edhe ke nana të jem dhe burrin ta kem, nuk ka”, edhe me BE edhe me SHBA nuk ka. Në këtë rast ne duhet të ishim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mirëpo në atë dalldinë e Edi Ramës, me iluzionin e kotë, se do na pranojnë, gjë që ne e dëshirojmë dhe për këtë kemi luftuar që nesër, po na pranuan faleminderit.

-Po ç’rëndësi ka BE-ja, janë budallallëqe para Amerikës...
Në këto momente një herë Bashkimi Evropian është bërë lesh arapi për vete. 

-Ai dje doli në deklaratë të hapur, në vitin 2025 do bëjmë pranime të reja. Ç’janë këto iluzione, me këto marrëzira të Edi Ramës do jetojmë ne?
Nuk është kjo shumë e rëndësishme, do themi dhe këtë tjetrën. Ky dyzimi ynë për t’ia hedhur edhe Evropës. Se kjo është të bësh të mençurin, se gjoja ia hodhe BE-së dhe Amerikës një herë, dy, tre.

-Po si mund të krahasohet, edhe t’i ketë bërë thirrje një si Mogherini nuk mund të krahasohet kurrë më ambasadoren e Amerikës atje. Mogherini është një e majtë një komuniste e Italisë që s’ka bërë asnjë punë në jetën e saj. 
Tani se kush është Mogherini, për arsye që edhe ti i di shumë mir,ë se unë punova disa vjet atje si Konsull i Përgjithshëm në Itali, pra e di shumë mirë. Por nuk po e paragjykojmë atë, sepse nuk na ka ndonjë faj neve Mogherini. Ajo është ish-marksiste- leniniste me grupet e majta të Italisë.

-Me Garibaldistët e Kuq..
...Dhe ajo duket që në reagimin e parë, që kur shikon Edi Ramën kënaqet që në të vërtetë në pushtet në qeverinë shqiptare kryeson një njeri si Edi Rama. Ia di ajo idetë. Por unë do thosha diçka tjetër meqenëse jemi këtu. Të them një detaj, kam dashur ta them në një emision tjetër se duket sikur është pa domethënie. Por le të më gjykojnë ata që më dëgjojnë. Edi Rama nuk është nga ata që nuk e di kush është Che Guevara. Ç’lidhja ka kjo? Do e them unë. Në mënyrë demonstrative vëllai i tij Olsi që u shfaq kohët e fundit dhe po kthehet në personazh publik nga “mjegulla” ku jetonte tani ka dalë në dritë si Drejtor Sportiv i Partizanit. Kjo për mua vjen pak era ‘mish dhie’, po megjithatë le ta lëmë për një herë tjetër. Unë do thosha se është një demonstrim publik të Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit, i cili dhe ai nuk lë rast pa humbur për t’u shfaqur me një bluzë kuqezi, por jo me flamurin tonë kombëtar këtë radhë na del me një bluzë ku ndodhet i skicuar portreti i Ernesto Che Guevarës. Shqiptarët e dinë kush është Che Guevara, ai është një terrorist, mjek argjentinas që erdhi në Kubë me njësitë e para guerile dhe filluan të ashtuquajturin revolucion kuban duke vrarë dhe zhdukur pa mëshirë të gjithë intelektualët dhe të pasurit e Kubës.

- Abstenimi në këtë rast është votim me sy hapur, duke nënkuptuar që ne nuk jemi në gjendje ose të përgatitur që të gjykojmë veten, ky veprim nuk do ishte servilizëm por diplomaci. 
Nejse, ai ka të drejtë të bëjë pyetjen dhe ia respektoj mendimin, por do të vazhdoj. Nuk e shikon ky kryeministri ynë ‘proamerikan’ se vëllai i tij del me bluzën me kokën e Che Guevarës? 

-E pyetën vëllanë e Edi Ramës dhe tha po, Rama e di, kam marrë leje nga ai
Nuk e shikon të vëllanë ai që del me Che Guevarën? Nuk e dinë amerikanët kush është Che Guevara? Po amerikanët e vranë, CIA e eliminoi këtë terrorist që vajti të eksportonte revolucionin marksist terrorist në gjithë Afrikën. Dhe nuk guxoi ta presë në Shqipëri edhe diktatori ynë Enver Hoxha. Merre me mend kush ishte Che Guevara, që ai nuk linte kinezë e vietnamezë e koreanë pa pritur, nuk priti Che Guevarën, i cili, për hir të së vërtetës, e kishte emrin, de fakto si numri dy i vërtetë i Kubës. Aq terrorist ishte, aq ekstremist sa Fideli e përzuri dhe vajti siç thamë në Afrikë pastaj u kthye në Amerikën Latine për të ndezur flakët e terrorizmit dhe dështoi derisa u kap nga CIA dhe u ekzekutua. Vëllai i kryeministrit i bën karshillëk shqiptarëve me Che Guevarën.