Vladimir Bizhga: Vladimir Putin ka qenë në Shqipëri…

952
Rastësisht, në një bisedë, me veteranë të flotës luftarake, dëgjova, se ekzistonte, një fotografi ku kish dalë një shoku i tyre me Vladimir Spiridonoviç Putin, të atin i Presidentit aktual të Rusisë, Putin. Në fotografinë e bërë në qytetin e Vlorës midis ish-ushtarakut të flotës detare shqiptare dhe shokut të tij ish-ushtarakut sovjetik ndodhej Vladimir Putini i vogël, sot President i Rusisë. Më kujtohet si tani, rrëfen ish ushtaraku shqiptar i flotës, se diku nga fundi i qershorit të vitit 1959 ne shkuam tek hotel i rusëve karshi Bashkisë së sotme ku morëm, Këshilltarin Sovjetik, bashkë me të birin, që aso kohe qe nja, 7 vjeç e jo më tepër… Këshilltari qe një burrë rreth moshës 48 vjeç trup mesatar i shkathet babaxhan qe i shkëlqenin sytë. Na tregoi që punonte në uzinën e Leningradit, Egorova, të prodhimit të vagonëve për trenat e udhëtarëve… Kishte shërbyer në Brigadën e nëndetëseve në Kronstadt dhe qe plagosur në këmbe në Luftën e Madhe Patriotike më 1941, gjatë rrethimit të Leningradit, ndaj kur ecte ndalonte dhe tundte kokën duke qeshur, hidhur siç dinë të bëjnë vetëm rusët. I pëlqeu shumë gjiri i Vlorës, sidomos bregu, fshatrat e Himarës ku dhe bëmë fotografinë me birin e tij të vogël ,PUTIN. Në gusht 1959 erdhi për një vizitë në Shqipëri, Nikita Hrushovi , i cili shoqërohej nga ministri i mbrojtjes së BRSS, R. Malinovski. Ai bëri një vizitë në jug të vendit, ku vizitoi bazën ushtarake të Traktatit të Varshavës në Pasha-Liman (Vlorë). Natyrisht që fjeti në Vlorë, pa Pashalimanin dhe ëndërronte të vinte raketat në fushën e Karaburunit , karshi Evropës……. Djali i vogël i fotografisë është rritur dhe është President i Rusisë edhe ai e ka parë Vlorën… Ndoshta ka dëgjuar admiralin e flotës ruse në vitin 1960, në Pashaliman, kur thoshte në dëshpërim: Do ta kërkojmë Vlorën, admiral, por nuk kemi për ta gjetur, do bredhim si çifuti në shkretëtirë…Për shkak të largësisë së kohës, ne jemi duke kërkuar tek njerëzit e familjes, arkivit dhe muzeut për foton dhe kujtimet e arkivave dhe shënimeve të asaj periudhe.
Sigal