Vladimir Bizhga: Rikthimi i titanëve

1277
Sigal

Marksi vuri në pikëpyetje idenë se kapitalizmi ishte vetë-rregullues. Për të nuk kishte një “dorë të padukshme” që vinte rregull në forcat e tregut, ashtu siç pohonte Adam Smith, “babai” i kapitalizmit, në “Pasuria e Kombeve”. Përkundrazi, Marks argumentonte se sistemi ishte i dënuar të përjetonte periudha krizash të përsëritura (sot ekonomistët do të flisnin për recesionet) që ishin të natyrshme për të. “Edhe pse ai nuk ishte i vetmi që foli në lidhje me këtë, ideja origjinale ishte që çdo turbulencë do të çonte në një tjetër më të keqe e kështu me radhë deri në shkatërrimin e kapitalizmit”, thotë Albrecht Ritschl. Kolapsi i bursave të vitit 1929 dhe krizat pasuese arritën kulmin në 2007-2008, kur bota përjetoi një kolaps financiar si kurrë më parë për sa i përket ashpërsisë, impaktit dhe vazhdueshmërisë. Një aspekt i rëndësishëm i teorisë së Marksit është e ashtuquajtura “mbivlera”: vlera që një punonjës krijon mbi vlerën e fuqisë së tij punëtore. Problemi, sipas mendimtarit gjerman, është se pronarët marrin për vete “mbivlerën” dhe përpiqen të maksimizojnë fitimet e tyre në kurriz të proletariatit. Kështu, kapitali ka tendencë të përqendrohet dhe centralizohet në disa të pasur, gjë që çon në papunësi dhe zhvlerësim të pagave të punëtorëve. Kjo mund të shihet edhe sot. Për shembull, një analizë e kohëve të fundit e revistës britanike “The Economist” tregon sem ndërsa në dy dekadat e fundit pagat e punëtorëve në vende si Shtetet e Bashkuara kanë qenë në stanjacion, paga e drejtuesve të lartë është rritur ndjeshëm nga 40 – 110 herë më shumë. “Kritika e Marksit për akumulimin është e vlefshme edhe sot, sepse vazhdon të jetë një nga pikat e dobëta të kapitalizmit”, thotë Ritschl. “Sot e shohim qartë në akumulimin e tepruar të pushtetit nga kompanitë e mëdha ndërkombëtare dhe gjithashtu në formimin e monopoleve dhe duopoleve. Marks na paralajmëroi për rreziqet e gjithë kësaj”.
Marksi ishte një nga kritikët e parë të ndërkombëtarizimit të tregjeve. Ai gjithashtu iu referua pabarazisë, duke paralajmëruar për rritje të pabarazisë në botë”.