Viron Bezhani: Konventa e LSI, tregues energjie

556
Sigal

LSI ka treguar me punën e saj, veprat e saj, se është një parti që ka qenë
gjithnjë pranë dhe në shërbim të qytetarit

LSI është e aftë të bëjë
ndryshime të mëdha në jetën politike në vend

Gjatë këtyre dy ditëve të mbushura me diskutime e analiza
po konfirmohet gjithnjë e më shumë rëndësia e kësaj force politike (LSI), që
prej pak kohësh ka festuar 10-vjetorin e saj, por që ka treguar se me punën e
saj, fjalën e saj, veprat e saj, është një parti që ka qenë gjithnjë pranë dhe
në shërbim të qytetarit. Kur sheh gjithë këtë pjesëmarrje në këtë konventë, kaq
shumë të rinj dhe të reja që na mbështesin, të gjithë ne ndihemi krenarë, pasi
e ardhmja e kësaj partie, por dhe e Shqipërisë tonë evropiane, është e sigurt. Kjo
parti është forcë e integrimit të Shqipërisë, një forcë politike që u përket të
gjitha brezave dhe në qendër të saj është forca e pashtershme e rinisë, pasi
LRI-ja mbetet adrenalina e kësaj partie. Kjo rini është pjesa më vitale e kësaj
force politike, që ka qenë, është dhe do të mbetet gjeneratori i zhvillimit dhe
ndryshimeve në vendin tonë. Në këtë konventë vështruam me kujdes hapat që kemi
bërë dhe kuptuam se rruga që kemi ndërmarrë është ajo e duhura, pasi qytetarët
na kanë besuar të ardhmen e këtij vendi. Kemi ecur dhe kemi mësuar, duke vështruar
me optimizëm nga e ardhmja, si një forcë politike që asnjëherë nuk e ka keqpërdorur
besimin e dhënë nga votuesi. Qytetarët na kanë besuar dhe po na besojnë çdo ditë
e më shumë dhe fakti që rinia është gjithnjë e më shumë pranë nesh, tregon se edhe
e ardhmja e këtij kombi beson tek ne.

Lëvizja Rinore për Integrim

LSI po investon gjithnjë e më shumë te Lëvizja Rinore për
Integrim, te një forcë që shumë pak është përfshirë vitet e fundit në
ndryshimet e vendit, por që është e ardhmja e Shqipërisë. Rinia shqiptare
shpesh është lënë mënjanë nga vendimmarrja,me te është luajture përdorur duke i
shfrytëzuar ata për greva, demonstrata e vota. por kjo gjë nuk do të ndodhë në
të ardhmen, ndaj dhe pjesa më e madhe e anëtarëve në Këshillat Bashkiake vijnë
nga LRI. Një angazhim që LSI e ka marrë jo vetëm para elektoratit të saj por
edhe para gjithë shqiptarëve, duke qenë gjithnjë pranë tyre, pjesë e tyre. Lëvizja
Socialiste për Integrim kërkon të tregojë sot sërish se është e aftë të bëjë
ndryshime të mëdha në jetën politike në vend, duke menduar për të ardhmen që
nesër do t’i përkasë kësaj rinie. Sot është koha që rinia shqiptare të ketë
realisht më shumë mundësi për të ecur përpara, pasi kjo është një rini me
vizion të qartë për të nesërmen. Për këtë arsye, LSI dhe LRI u kanë dhënë shumë
mundësi të rinjve shqiptarë që të ecin më shpejt, për të përballuar me sukses
çdo sfidë. Prej vitesh kjo forcë politike ka treguar se ka si aleaten e saj më
të fortë rininë shqiptare, një forcë e madhe dhe që gjithnjë ka ditur të
tregojë se mund të bëjë mrekulli. Ndaj dhe në vëmendjen e LSI-së është rinia,
si pjesa më vitale e shoqërisë, në ballë të ndryshime të mëdha, siç ishin dhe
ato që sollën përmbysjen e komunizmit. Si një njeri që vij nga bota e sportit,
më vjen mirë kur shoh kaq shumë rini dhe gjallëri në partinë tonë të madhe, që
zgjerohet dita-ditës.

Një nga arsyet e forta që më ka
lidhur me LSI-në

 Një nga arsyet e
forta që më ka lidhur me LSI-në është sporti, të cilën ajo e konsideron si një
pjesë të rëndësishme të jetës, sepse sporti nuk mbart vetëm vlera të mirëfillta
sportive e argëtuese, por ndikon edhe në planin edukativ, shëndetësor, ekonomik
dhe politik. E rëndësishme është pjesëmarrja e kësaj rinie në sa më shumë
aktivitete sportive, për të qenë sa më aktive në jetën e saj, sa më e gjallë,
frymëzuese dhe kërkuese ndaj vetes. Një rini e shëndetshme dhe që i shërben
vendit të saj me projekte konkrete dhe fituese. Sot, më shumë se kurrë, duhet
ta afrojmë sa më shumë këtë brez të ri me ambientet sportive, stadiumet dhe
palestrat, duke e larguar nga veset dhe lokalet. Në çdo shkollë dhe universitet
duhet menduar për ta zhvilluar sa më shumë sportin dhe për ta afruar rininë me
të, duke këmbëngulur që fizkultura të mos jetë thjesht një orë mësimi, por edhe
edukatë sportive. Ndaj sot, në këtë konventë, ne duhet të shohim edhe se çfarë
kemi bërë dhe çfarë mund të bëjmë ende në këtë fushë. Problemi kryesor sot i
sportit mbetet zbatimi i politikave në mbështetjen e tij, hartimi i një ligji të
sportit funksional dhe afatgjatë si edhe i programeve zhvilluese, pasi nuk ka
edukim të rinisë pa edukim fizik e sportiv. Të nderuar miq! Lëvizja Socialiste
për Integrim është një forcë politike që nuk trembet dhe nuk ndalet para asnjë
pengese, sheh me optimizëm përpara, pasi në qendër të saj janë interesat e
qytetarit dhe të Shqipërisë. Puna jonë e përbashkët në konsolidimin e
institucioneve politike na ka bërë një forcë politike të besueshme, që punojmë
për të zbatuar reformat dhe ecur përpara me objektiva të qarta. Jemi kthyer në
një parti model për qytetarin e veçanërisht për të rinjtë, ndaj kjo rrugë që
kemi nisur është ajo e duhura, që do të na çojë te suksesi edhe në zgjedhjet e
ardhshme. Kemi vendosur çdo energji tonën për zhvillimin e vendit, duke pasur
një vizion të qartë në punën tonë, duke u treguar të rinjve se angazhimi pranë
LSI-së është për ta një shans i artë për të kontribuar në Shqipërinë Europiane.
Kjo forcë politike ka thyer çdo barrierë, ka mposhtur çdo presion, ndaj sot na
ka bërë të ndihemi krenarë dhe qytetarët na shohin me dashuri, duke na kanë
dhënë besimin. Unë besoj te kjo rini, që ka bërë zgjedhjen e duhur duke u
afruar pranë LSI-së dhe që së bashku do të na çojë drejt arritjeve të tjera edhe
më të mëdha në të ardhmen, duke shfrytëzuar çdo mundësi për t’i shërbyer vendit
tonë, në rrugën drejt Europës. Ne si LSI duhet të kërkojmë me shumë, kudo ku
kemi njerëzit tanë, duke synuar një sport gjithë-përfshirës, rritjen e
masivizimit, por edhe më shumë investime në terrenet sportive. Të nderuar të
pranishëm, një parti që mbështet sportin ka mbështetur pjesën më aktive të
shoqërisë. Ne duhet ta vlerësojmë sportin si një mjet të rëndësishëm
komunikimi, si një armë të fuqishme të luftës tonë politike. Ndaj ju ftoj sot
të gjithëve ju anëtarë të LSI-së, të japim të gjithë kontributin tonë për një
rini me vlera të vërteta Europiane. Për këto arsye, mendoj se roli i LSI-së
duhet të jetë më i madh, pasi një investim sot në sport, do të thotë më shumë
zhvillim në të ardhmen.