Unifikimi i auditimit të bashkive të vendeve anëtare të EUROSAI-t dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit

173
Përgatitur nga: Lolita Baholli, Audituese e Lartë
Zhvillimi i suksesshëm i një vendi varet nga mirëqeverisja vendore dhe ofrimi efikas i shërbimeve në nivel lokal, në të cilën auditimi i pushtetit lokal luan një rol të rëndësishëm në sistemin kombëtar të auditimit.

Në vende të ndryshme të Europës, në qeverisjen lokale ekzistojnë modele të ndryshme të sistemeve të auditimit të jashtëm dhe të brendshëm. Të gjithë audituesit e jashtëm kanë mandate, komunikim, qëllime, metoda, e lloje të ndryshme të auditimeve. Sistemet e përdorura prej të gjithë niveleve të auditimit janë të ndryshme, si dhe pak a shumë të komplikuara.

Për unifikimin e auditimit të bashkive të vëndeve të EUROSAI-t, nga Zyra Kombëtare e Audtimit të Lituanisë, është ngritur grupi mbi Task Forcën e EUROSAI-t për auditimin e bashkive (EUROSAI TFMA), ku pjesë e saj është edhe institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit (SAI – Albania). Si nismëtare e kësaj ideje, kjo Zyrë ka marrë përgjegjësinë për të kryesuar Task Forcën (TFMA), koordinimin e aktiviteteve dhe komunikimit të tij, midis anëtarëve të Task Forcës (TFMA) dhe partnerëve të saj të jashtëm. Kjo Zyrë ka planifikuar të zbatojë masat e programit të punës dhe të bëjë analiza të sistemeve të auditimeve bashkiake në vendet e EUROSAI. 

EUROSAI TFMA, është krijuar në qershor të vitit 2016, kur Bordi Drejtues i EUROSAI, mbështeti iniciativën e Zyrës Kombëtare të Audtimit të Lituanisë, për të bashkuar ato SAI të EUROSAIt, të cilat janë të interesuara për çështjet e auditimit të bashkive, me synim përmirësimin e sistemit të procesit të auditimit në mënyrë që rezultatet e auditimit të sjellin ndryshime pozitive për bashkinë si dhe përfitime për secilin qytetar.

Me të drejtë nga kjo Zyrë nisur nga kompleksiteti i auditimit të bashkive siç është numri i madh i tyre në shkallë vendi (vendet e EUROSAI), gama e gjerë e shërbimeve që u ofrohen qytetarëve, kryerja e shumë funksioneve bashkiake, të cilat shpeshherë funksionojnë nëpërmjet funksioneve qeveritare, është kërkuar që, audituesit që kryejnë auditime të bashkive, duhet të kenë njohuri të gjera dhe specifike, për më tepër, të jenë në gjendje të menaxhojnë një sasi të madhe informacioni, në shumë sfera të ndryshme, të zgjedhin terma të përshtatshme të auditimit, për të përcaktuar fushëveprimin e auditimit, si dhe për të marrë dëshmi të mjaftueshme dhe të përshtatshme të auditimit që pasqyrojnë të gjithë këndvështrimin.

Kërkesë e kësaj Task Force është që, rezultatet e auditimeve duhet të kenë ndikim për qeverinë lokale, në të njëjtën kohë duke i dhënë rëndësi koordinimit të strategjive në kuadër të sistemit të auditimit të bashkive, duke vlerësuar progresin në nivel kombëtar si dhe duke arritur qëllimet kombëtare nëpërmjet zbulimit të realitetit, nxjerrjen në pah të problemeve ekzistuese, të cilat ndikojnë direkt në mirqënien e qytetarëve. 

Kjo Task Forcë kërkon që midis SAI-ve me përvoja të ndryshme, duhet të ketë një shkallë të lartë besimi reciprok si dhe sistemet e përdorura të përputhen me njëri-tjetrin, duke sjellë rezultate më efektive të auditimit, duke rritur njohuritë dhe kompetencën e të gjithë anëtarëve të Task Forcës EUROSAI për auditimin e bashkive (TFMA), nëpërmjet unifikimit të auditimeve, pasi pushteti vendor në vetvete nuk ka mundësi të vlerësojnë të gjitha problemet kombëtare, për rrjedhojë, ata nuk mund ta shohin tërë pamjen në rang vendi.

SAI-t kanë një rol shumë të rëndësishëm në sistemin e qeverisjes vendore në shumë vende të EUROSAI-t: si institucion, i cili është pjesërisht përgjegjës për ecurinë e të gjitha proceseve në nivel kombëtar, që duhet të zbatojë dhe respektojë përmirësimet e të gjithë sistemit të auditimit me qëllim që të marrë vlerën më të lartë të shtuar nga auditimet e kryera.

Në nivel ndërkombëtar auditimi i bashkive do të thotë shumëllojshmëri të përvojave dhe kjo shumëllojshmëri e bën ndarjen e njohurive dhe bashkëpunimin profesional më të vlefshëm.

Secila bashki kudo qoftë synon të trajtojë problemet ekzistuese në nivel lokal. Planifikimi strategjik në bashki, i cili në mënyrë ideale duhet të harmonizohet dhe integrohet nga niveli vendor në nivel kombëtar, përgatitet veçmas nga planifikimi qendror, duke marrë parasysh vetëm nevojat lokale. Problemet që duken të vogla në bashki të vecanta, të marra së bashku si një e tërë mund të bëhen serioze dhe masive në të gjithë vendin. Rrjedhimisht, çështje të tilla në vende të veçanta mund të bëhen të rëndësishme për Evropën etj. Kjo është edhe arsyeja pse duhet të kërkohen pikat e përbashkëta, të mundësohet auditimi me përdorim shumë dimensional i sistemit të qeverisjes vendore si dhe të gjenden zgjidhjet e problemeve lokale në nivel global.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili në vizionin e tij synon të jetë një institucion profesional i besueshëm që i kontribuon shtimit dhe kursimit të vlerës së parave publike, duke dhënë siguri mbi llogaritë financiare të përdoruesve të tyre dhe duke ndihmuar në përmirësimin e menaxhimit të Qeverisë e të enteve të tjera publike nëpërmjet auditimit, është bërë tashmë pjesë e Task Forcës EUROSAI, për auditimin e bashkive. Kjo për faktin se në programet vjetore të KLSH një vend të rëndësishëm zënë edhe auditimet e bashkive (përfshirë edhe ish komunat tashmë pjesë përbërëse e tyrë), aktiviteti i menaxhimit financiar të të cilave, bazuar në programet e auditimit, auditohet mesatarsisht një herë në vit. KLSH nisur nga vizioni dhe qëllimi i tij, në takimet e punës me Task Forcës EUROSAI, është bërë pjesë e shkëmbimit të praktikave më të mira për të arritur rezultatet e auditimit me ndikim thelbësor në drejtim të përmirësimit të menaxhimit financiar publik, përmirësimit të auditimit të jashtëm bashkiak, si dhe auditimit të sistemit të bashkive në Europë, duke dhënë kontributin e vet në këtë fushë duke u bërë pjesë e planifikimit të zbatimit të masve të programit të punës të kësaj Task Force si dhe duke u bërë pjesë e analizave të sistemeve të auditimeve bashkiake në kuader të Task Forcës EUROSAI.