Turistët po hanë troftë në vend të koranit nga matrapazët vendas

620
Bardhyl BERBERI 
Pogradeci tashmë ka krijuar një traditë dhe nuk është më i vizituar nga të huaj dhe nga vendas, jo vetëm në verë, por në të gjithë stinët e vitit. Padyshim gjithsecili që vjen në Pogradec ka dëshirë të shijojë tavën e koranit, peshkut të rrallë që njihet si mbret i peshkut. Por kohët e fundit shumë restorante madje dhe luksoze po abuzojnë me këtë specie tepër të shijshme duke gatuar në vend të koranit troftën. Një emigrant shqiptar nga Gostivari i Maqedonisë që aktualisht jeton dhe punon në Zvicër, Bashkim Sadiku ekskluzivisht për gazetën “Telegraf” ka dhënë një intervistë pas zhgënjimit që ai ka pësuar në një restorant dhe nga vëzhgimi që ai ka kryer më pas në disa lokale të tjera.
Z. Bashkim ju keni ardhur me pushime në Pogradec si kaluat?
-Mrekullisht Pogradeci është një qytet që ka një magji të veçantë dhe unë erdha me familjen time me dashuri për Pogradecin për të pushuar tre ditë 
Ç’mund të na thoni ndonjë gjë të veçantë për këtë qytet ?
Pogradeci ka ndryshuar shumë, sigurisht për mirë, ka siguruar ujin e pijshëm 24 orë, dritat gjithashtu, ka pastruar liqenin me kolektorin, por më ka zhgënjyer me një fakt tjetër! 
Me cilin fakt?
-Po ja, unë porosita një tavë korani në një lokal luksoz dhe hëngrëm troftë në vend të koranit. 
-Si ka mundësi?
-Po unë e njoh troftën e njëkohësisht edhe koranin, por neve në tavë, na u servir troftë. 
Nuk ka mundësi! 
-Si nuk ka mundësi, është plotësisht e vërtetë. Unë troftën e njoh mirë, sepse në Zyrih pranë shtëpisë është një rezervat trofte dhe unë marr gjithmonë atje… 
Ju e keni problem që abuzohet me çmimin?
-Sigurisht edhe me çmimin, pasi një kg Koran është 20 mijë lekë të vjetra ndërsa një kg troftë 5000 lekë. Pra, tre më një, gjithashtu edhe shija nuk është e njëjtë, lëre pastaj se provova një zhgënjim më vete, si thotë populli ynë një shprehje; kësaj i thonë “Ta hash sapunin për djathë” …Por telekomedia vazhdon gjatë rrugës nacionale kur edhe shitësit ambulantë të shesin Troftën për Koran, ata e mbajnë Troftën në disa depozita me ujë gjoja tregtojmë Koran të freskët.
Më vjen keq që ju ka ndodhur kështu!
-E para, kjo mund të ndodhë vetëm këtu tek ne, në Shqipëri, se të bësh këtë gjë në një shtet tjetër, të mbyllet restoranti dhe paguan një gjobë që nuk e ngre kokën kurrë.
Por e njëjta gjë po ndodh edhe përgjatë rrugës nacionale që të çon në Tiranë, në afërsi të fshatit Hudënisht dhe përgjatë rrugës kanë krijuar disa dyqane ambulante dhe nëpër akuariume të mëdha ku kanë hedhur peshk troftë dhe atyre që nuk e njohin po ua shesin troftën për koran. Këto janë çudirat shqiptare të disa tregtarëve pa moral qe mendojnë vetëm për interesat e çastit. 
Sigal