Tritan Kalo: Dëbora e 11 janarit dhe “Vetingu” i prillit

541
Sigal

Dëbora e 11 janarit 2017, prilli i vitit 1985 dhe “Vettingu” i prillit 2017

Mbrëmja e 11 Janarit 1985 hodhi jo pak dëborë mbi Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë, duke e zbardhur atë bukurisht, por duke shënuar njëkohësisht edhe një dimër shumë të acartë, i cili në intensitetin e tij na u ripërsërit pas 32 vitesh. Ishte mbrëmja e 11 Janarit 2017, e cila përsëri e zbardhi Tiranën dhe gjithë vendin, duke risjellë me vete edhe net të acarta kudo. Reminishencat kujtesore me risjellin në mend, se acari i atij Janari 1985, u përvijua me një “thellim psiko-emocional e social”, me vdekjen në 11 Prill 1985 të Enver Hoxhës, i cili ishte në krye të këtij vendi, në krye të Diktaturës së Proletariatit, sistemit totalitar të instaluar në vendin tonë prej më se 40 vitesh nga ajo ditë. Nuk kam asnjë qëllim të ndalem e të diskutoj për të dhe sistemin që ai instaloi, sepse kemi folur aq shumë këto kohë, duke harruar se e shkuara, kthimi i kokës prapa nuk na ndihmon aspak të shohim qartë përpara dhe të ndërtojmë ardhmërinë, që ne duam dhe që ne meritojmë si popull. Po ky acar i 11 Janarit 2017 për çfarë surprize na paralajmëron në Prillin e 2017? “Aman, se mos ndodhë gjë andej nga ndërmarrja” dhe na e lë shëndenë ndonjë tjetër pasardhës i atij që na bëri të shpërthejmë në vaje dhe në kujë histerike më 11 Prill 1985? Qoftë larg!!! Ndoshta më realisht do të dëgjojmë për atë që, midis 11 Prillit dhe 19 Prillit është java ku të detyruar nga Ligji partitë tona duhet të shprehen në lidhje me Zgjedhjet e përgjithshme Parlamentare, nëse do të hyjnë në të, të vetme, do të përsërisin koalicionet e para katër viteve apo do të krijojnë koalicione te reja? Do të riciklojmë në parlament po këta individë, të cilët kane mbi 26 vite duke na zhigatur në një Tranzicion të dhimbshëm e të pafundëm apo do të jetë dita e ndarjes me “ESTABLISHMENTIN” e kësaj periudhe pak të frytshme tranzicionale???…PRILLI i 2017-ës kam parandjenjën, se do të na ofrojë disa surpriza, meqë edhe “Vetting-u” duhet të ndihet në atë kohë në radhët e myteberëve dëmprurës dhe vendrrënues të periudhës pas 31 Marsit 1991…Ndoshta???…Unë nuk jam besimplotë, por edhe i pashpresë nuk jam….. Pas acarit të këtij Dimri, Pranvera e 2017 mundet gjithashtu t’ua kthjellojë disi më mirë mendjen dhe vështrimin drejt të ardhmes Shqiptarëve, meqenëse edhe Cannabis sativa e korrjeve të bollshme të 2016-ës do të jetë “eksportuar” apo “konsumuar” e, fatmirësisht, prodhimi i ri ende nuk do të ketë dalë në treg dhe ATA do të dinë më së fundmi të votojnë vetëm për ARDHMËRINË E TYRE, dhe jo më për ardhmërine e pasurimit të mëtejshëm të kësaj klase politike të dalë boje!!!…Amin/Inshalah!!!